Latest

2011

Editorial / December 20, 2010

This post also exists in English Version

Në kokë kam ato mijëra urime të lexuara përgjatë jetës, në kartolinat e Vitit të Ri, pastaj të dëgjuar në rrugë; e të tjerat, ato që nisen nëpërmjet postës elektronike, dhe ta mbushin adresën e e-mail-it plot me ngjyra dhe kuptime të pafundme gëzimi. Një Vit i Ri, si ky që po vjen, do të mbahet mend mirë. Në fakt, ky Vit i Ri për shqiptarët nuk ka ardhur ashtu si përherë, më 1 janar. Ky vit ka nisur më 15 dhjetor, në orën 12:01, kur një grua shqiptare, me emrin e spikatur Sheqere, kapërceu kufirin e shoqëruar thjesht me një pasaportë. Quhet biometrike, por jam e sigurt që, pas ca kohësh, kjo fjalë do të arkivohet në kujtesën e shqiptarëve. Ky po, që quhet Viti i Ri! Kohë kur avionët tanë udhëtojnë plot me njerëz, të cilët duan të përshëndeten me botën; njerëz që ca kohë më parë nuk i njihnin hapësirat gjeografike të kontinentit plak. Është një Vit i Ri i bukur! Kjo lloj atmosfere ndihet në ajër ngado. Është hapi ynë i parë i lirisë. Janë hapa të ngadalta, pas një periudhe të gjatë izolimi, por janë hapa të sigurta. Të formuloj një urim është mbase pak e vështirë, sepse urimi do të duhej të qe më i bukuri i urimeve dhe t’i përfshinte të gjitha. Në një vështirësi të tillë e kam më të lehtë të uroj thjesht: Një vit të suksesshëm për të gjithë! Më ka pëlqyer gjithmonë t’i shoh të gjithë të lumtur. Është gjë e mirë, kur në fytyra lexon një paqe të ngrohtë, të shoqëruar me besim e me shpresë. Ndaj, realisht, nëpërmjet kësaj reviste, e cila e bredh botën së bashku me ju, e rrasur në ndonjë valixhe, së bashku me revista të linjave të tjera, ju uroj mbarësi të gjithëve! Në bilancin e një viti, me siguri që të gjithë kemi fitoret tona, humbjet tona dhe ato punët e mbetura pezull. Padyshim, jemi një vit më të rritur ose një vit më të vjetër. Pavarësisht kohës që ikën, rëndësi ka kur ajo që ke jetuar ia ka vlejtur; kur ke realizuar veten dhe ke thithur ajër me gjithë fuqinë tënde; kur e ke parë veten tek ndihesh njeri më i mirë. Prandaj, në ketë Vit të Ri uroj gjithashtu të jeni të lumtur, kur dilni para pasqyrës suaj, kur e shihni veten pa pasur frikë se ai ose ajo që shihni përballë nuk ju pëlqen. Në një atmosferë të tillë, do të doja të besoja se rruga jonë e mbarë ka nisur, pavarësisht se kalendari shënon 2011 dhe, pavarësisht se e ardhmja është e panjohur. Me të gjitha të fshehtat e saj, jam e sigurt që ajo do të jetë shumë më e bukur se ajo që lamë pas…

This post also exists in English Version


Tags: ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

In The Library Of Aurel Plasari

Next Post

2011





You might also like

  • 2011 December 20, 2010

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

In The Library Of Aurel Plasari

Ky postim ekziston gjithashtu ne Shqip His suits, which seem to have just gone out of their sheaths, give notice to Aurel...

November 23, 2010