Latest

A Ka Vend Për Pijanecët Në Kabinën Time?

Blog / Publications / Slider / March 14, 2014

Pas “Casa Italia” (Tiranë), një grua që mbante në supet e saj të thara një burrë, gjithashtu thatim e me mjekër të parruar, ngrinte dorën kundrejt cdo makine duke bërë autostop. Makina para meje ndaloi për ti marrë, por burri filloi të shante me libër shtëpie të shoqen dhe shoferin e “Peugeot 206”. Ne të tjerët prisnim në radhë, derisa gruaja i tha faleminderit shoferit dhe e shtyti e nevrikosur tej burrrin e saj që ra përtokë si një bucelë plot me verë. Ne ikëm, kurse gruaja u ul buzë rrugës e filloi të qante. Unë, në kohën që shoferi ndaloi para meje mendoja nëse do isha ndalur edhe vetë për të bërë nje gjest bamirësie. Në fakt unë jam betuar që nuk do bëj më gjeste të tilla shumë vjet më parë kur ndalova shoferin e punës për të marrë në makinë një polic të ngratë që është komshi diku në lagjen time. ishte orë shumë e vonë dhe më erdhi keq për të. Por, o Zot i madh, duhma e alkoolit që dilte nga goja, flegrat e hundës dhe fjalët e tij na dehu edhe ne të dyve. Unë e mallkova me vete policin e dehur, kurse shoferi me siguri më mallkonte mua… Që prej asaj dite bëra pakt me veten që pijanecët nuk do kishin më punë me mua, pakt që e shkela në fakt para nja dy vitesh kur gjeta në rrugë një burrë të moshuar që mbahej pas një shtylle. Thashë se po vdiste. Ndalova makinën dhe e mora, që ta coja direkt e në spital. Por isha gabuar, ajo që mua mu duk prag vdekje, në mëndjen e plakut ndoshta ishte prag parajse. Shtëpia e tij për fat ishte vetëm 200 metër larg prej vendit ku e mora unë, mu deshën 200 vjet që ta bind që të zbres, pasi i ktheva përgjigje gjithë pyesorit të tij, kush isha, pse isha, ku punoja, me kë jetoja, cfarë shtëpie kisha, sa kate shtëpi ishte, cfarë pune më bëjnë prindërit etj… Prej vitesh kam një armiqësi të heshtur me pijanecët, (ndoshta sepse i konsideroj frikacak), unë nuk jam dot aq dorëlëshuar sa Dritero Agolli që ka shpikur fjalën pijetar për të justifikuar nja kategori të tërë personazhesh që e mbysin dhimbjen në një gotë. Kur e rastis puna që të jem e ulur ndonjë mëngjes të hershëm në ndonjë lokal i bëj në mënyrë të pavetëdijshme një scan lokalit dhe ata që shoh duke pirë konjak o kushedi c dreqin tjetër u vë nga një kryq në fytyrë sikur nuk ekzistojnë fare. Gruaja e sotme me trishtoi shumë dhe parafytyrimi i saj u ngrit më lart sesa barrierat e mia për të mos i konsideruar të alkoolizuarit, sepse në të vërtetë ata janë. Më kujtohet një histori e ca viteve më parë ku shoku im i ngushtë njihte një miken time sepse gjatë nje periudhe 1 vjecare ajo dehej pothuaj përnatë aq shumë saqë kur merrte ashensorin në vend të shtypte 6 shtypte 9 dhe trokiste në derën e tij. Ai u mësua ta zbriste vetë deri në katin e saj dhe kur fliste për të tundte kokën e tij dhe thoshte; Ajo vajzë duhet ndihmuar. Pas një viti ajo e kapërceu marrëdhënien e saj me alkoolin dhe pa që bota edhe pa këto dalldisjet alkoolike ekzistonte. Sigurisht ju desh punë dhe vullnet gjë që ajo e kishte. Ndërsa ca të tjerë mbyten aty e kjo mbytje mund të zgjas përgjithmonë. Vetëm një javë më parë një mikja ime u detyrua të marr policinë sepse një i dehur ecejakte në trotuarin poshtë shtëpisë së saj dhe bënte dialog me botën. Policia e largoi, por ai u kthye gjysmë ore më pas bashkë me monologun e tij; – “Ja lajmëruan policinë, po policia më pa, e kuptoi që unë nuk jam i rrezikshëm, unë makinë s’kam, nuk bëj aksident, ja vetëm bicikletë kam, si bëj dëm njeriu”. Shoqja ime qeshte e thoshte se ky monolog në fakt dukej sikur ishte dialog mes atyre të dyve, por ajo donte të flinte, kështu që lajmëroi përsëri policinë. Pas kësaj i dehuri gazmor nuk u duk më. Epo në fakt të gjithëve na pëlqejnë nga pak pijanecët, aq pak sa argëtohemi kur dehja e tyre është e bukur dhe ka humor. Thjeshtë që në ato familje ku alkooli ka hyrë mes njerëzve skenat nuk janë aq të bukura, aty ka burra që rrahin gratë, fëmijët, prindërit, të dashurat. Aty në ato familje ka vetëm një dëshirë, dita kur babai, vëllai, djali, i dashuri ose vajza do të kthehen në shtepi me këmbët e tyre…

Publikuar Mapo


Tags:



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Në 8 Marsin E Një Gruaje

Next Post

Babai



Leave a Reply


More Story

Në 8 Marsin E Një Gruaje

Unë nuk i preferoj festat dhe kam filluar të dyshoj se mos kjo ftohtësia ime është sëmundje e lindur. Disa prej tyre...

March 8, 2014