Latest

Arratisje

Poetry / Slider / March 21, 2015

Sa herë bie në dashuri me ty,
dua gjithmonë të çmëndurin brënda teje,
kurrë të mirin…
Sepse i çmënduri ka vetinë që t’më cmend,
kurse i miri nuk më bën dot të mirë…

Sa herë bie në dashuri me ty,
mund të jetë ditë çfarëdo,
jo ndonjë nga ato ditët që bien në sy nëpër kalendar.
Mund të jetë ditë shiu, ditë dimri, ditë e zymtë…
ose ti mund të bëhesh dita ime…

Sa herë bie në dashuri me ty,
mund të jetë natë e përgjumur,
natë që ecën kuturu nëpër errësirë,
gjysmë-natë në dilemë nëse ja vlen të zbardh…

Sa herë që bie në dashuri me ty,
pyes veten pse s’të dua cdo ditë,
pse s’të dua çdo natë…
Por nuk kam asnjë përgjigje,
Ndoshta do i kem një ditë
kur të të dua prapë…


Tags: , , , ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Women Work Very Well In Group

Next Post

Unë Jam Njeri Interesant, Por Emri Im Jo!





You might also like

Leave a Reply


More Story

Women Work Very Well In Group

Ky postim ekziston gjithashtu në Vesionin Shqip The active participation of women in a country’s public life is a right...

February 20, 2015