Latest

Burrat E “Asgjësë”

Blog / Publications / Slider / March 24, 2014

Para disa javesh takova një burrë, nga këta burrat e shtetit, këta që i gënjen mendja që do bëjnë histori duke sjellë si kontribut të tyre asgjënë. Asgjëja është më e vlefshme se “Rrobat e reja të mbretit”, sepse ajo të përshtatet herë si fustan, herë si kostum, herë si shtëpi dhe jo rrallëherë si aeroplan me të cilin mund të nisësh mëndjen me pushime. Kur takoj burra të tillë (të shtetit) vë re me trishtim që ata nuk dëgjojnë, sepse ne “të zakonshmit” ju shërbejmë si pasqyrë ku ata të përdidhen sikur kanë dal në një semafor të paliçensuar, nuk dëgjojnë ndoshta edhe se janë të zënë me veten dhe me admirimin që kanë për batutat e tyre, nuk të dëgjojnë sepse janë gjithmonë duke nxituar për diku ku do japin shfaqjen e vetes dhe të mënçurisë së tyre. Kanë pothuajse të gjithë atë stilin e të krehurit të flokëve në një model alla soj sikur të ishin 20 vjeçar, thjeshtë fakti që nuk kanë atë stilin e krifës së stërgjatur si e mban Endri apo Ledio, jo se nuk e ëndërrojnë, po ato dreq flokësh së pari janë rralluar shumë, së dyti janë thinjur goxha e thjeshtë do ju shtonin plakjen prej të cilës ikin me vrap. Epo burra të tillë unë shtërngohem shumë që ti vlerësoj, por nuk e bëj dot. Nuk dal dot sipër vetes e të bëj sikur harroj sesa gomar më duket X apo Y-ni. E pra burrat e tillë thonë që do ta bëjnë Shqipërinë. Edhe unë mund ti besoj po të dua, kaq shumë sa e fryjnë këta veten duket sikur kanë ngrënë maja buke 24 orë. Sa më shumë shoh rrotull aq më shumë dalloj urinë që kanë per pushtet, para dhe favore. Dreqi e mori si nuk na u hoq ky zakoni i favoreve!!! Një miku im nga këta që duket sikur është ushqyer vetëm me bajame të hidhura aq zeher i ka fjalitë, nuk më lë pa shpotitur për pikëpamjen time mbi botën e asgjësë. Sepse unë nuk kam një kornizë për tu përshtaur me gjithë gomerët me zile me të cilët më bie për pjesë të punoj, ndaj gjëra, diskutoj, jap ide (vetëm për këto të dëgjojnë) se vijnë ti shesin në të ardhmen si të tyret. Një burrë i tillë (tjetër ky) më shihte fitimtar nga tavolina tjetër duke përkedhelur shpinën e vartëses së tij e cila i buzeqeshte ndoshta edhe nga zori. Ishte ai lloj vështrimi që të thotë unë mund ti kem të gjitha. Ah ,pika!- thashë me veten time, kur e pashë. Pastaj mendova për faqet e tij të kuqe, frymëmarrjen e zorshme dhe barkun që kërcente si një top plazhi mbi rripin e tij të pantallonave. Po të isha si ai do ta hiqja rripin fare, e do varja tiranda, ndoshta kjo do ta shpëtonte nga ai lloj shtërngimi që më linte të fantazoja që ai sapo kishte gëlltitur zemrën e tij dhe I kishte mbetur në gurmaz, ndryshe si ta shpjegoja gjithë atë majmërinë e tij të beftë që dukej sikur do shpërndahej nëpër dysheme. E keqja ime është se fantazia më tërheq pas vetes më fort sesa realiteti mund të më mbajë me këmbët në tokë. Me siguri dikush pyet veten me ke e kam gjithë këtë gjë, po çfarë rëndësie ka se kujt ja kushtoj unë këtë, secili mund të gjej vetë perëndinë(perënditë) e tij të asgjësë e tja hedhi tek këmbët këtë qilim. Mua më pëlqejnë njerëzit e mençur dhe kur i gjej ata nuk i humbas, këta burrat e asgjësë që më dalin nëpër jetë janë thjeshtë dekor, dekor i rëndomtë, jo për fajin tim. Kur nuk ke mundësi do ta arredosh shtëpinë me c’të gjendet dhe unë e arrredoj edhe me shkarpa!!!

Publikuar: Mapo


Tags:



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Ai

Next Post

Alternativë



Leave a Reply


More Story

Ai

Me siguri të gjithë kemi njohur ndokënd në fëmijninë tonë që ka qënë ndryshe. Unë kam njohur Doshin, në fakt...

March 21, 2014