Latest

Dedikim

Poetry / March 9, 2018

Ka njerëz që nuk i nxë kurrë një varg,
Do u mbetet jashtë ose një fjalë, ose gishtat e dorës së bashku me një përkëdhelje,
ose do ngelet jashtë e qeshura e tyre,
se nuk ka Zot që ta burgos të qeshurën në një poezi.
Ka njerez që i rrinë si roje një poezie
Të shkruar për ta, jo për vlerat që mbart,
Po thjeshtë për ndjenjat qe mund te bien përdhe, ose për të kundruar lulet e brishta të kumbullës
që u përgjan me puthjen e 17 vjeçares në mbrëmje.
Ka njerëz që shtrihen përkrah hijes së tyre
Për mos ta lënë vetëm
Me sytë nga qielli ku u kanë fluturuar ëndrrat
Me shallin e një vajzë ku kanë mbështetur kokën
Dhe me një buzeqeshje të harruar mbi buzë.
Njerëz të tillë që çdo poezi u rri e vogël
Janë krijuar enkas për të kuptuar që e pamundura ekziston
Dhe mund te ndodh që duke lexuar këto vargje
Ti të kuptosh se ke pjesën që të mungon!


Tags: , , , ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Mungesë

Next Post

xxx





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

Mungesë

Kushedi sa herë jam matur të të shkruaj, të të them të pathënat ndonjë natë të gjatë, pastaj kam hequr dorë,...

October 22, 2017