Latest

Dhuna E Heshtur

Blog / Slider / August 8, 2014

Edhe pse vë buzën në gaz sa herë që kujtoj rrëfimin e një shoqes sime për një vogëlushe e cila “vidhte” në mënyrë konstante sende nga shtëpia e saj para se të shkonte në kurs, I vendoste mbi tavolinë për tu ndjerë e rrethuar me dashuri, përsëri ndjej që trishtohem. Vogëlushja në dimër i mbushte xhepat me c’të mundte, po në verë ky lloj hajdutlliku ishte pothuaj i pamundur. Vajza shkonte në kurs jo pak nervoze dhe mëndja e saj gjente zgjidhje të çuditshme. Një nga këto raste ajo shkoi në kurs me një dorë të mbledhur fort, në të cilën gjendeshin një palë tanga. I mori i hapi me kujdes mbi tavolinë e u ul të punonte. Mësuesja e tmerruar e pyet se ku i kishte gjetur, vogëlushja pasi dha disa justifikime të tipit i harroj një shoqe në kopësht, apo mi dha mami, në fund ia plasi: “E i mora në shtëpi. Po çfarë janë këto e pyeti mësuesja? Vogëlushja u përgjigj se intimot e mamasë së saj ishin, një kapele! Nuk e di çfarë i detyron fëmijë të tillë të sillen kaq çuditshëm, por në thelb mendoj që kjo është një marrëdhënie mungesash prind-fëmijë. E vërteta është që fëmijët rriten që të gjithë edhe kur prindërit i kanë në vëmëndje, edhe kur i kanë thjeshtë në numërim. Sesi rriten kjo është e diskutueshme! Raste të tilla më fëmijë problematikë di plot, fëmijë që pikturojnë vetëm me ngjyrë të zezë, fëmijë që kalojnë nga një kurs pas shkollor në një kurs tjetër, vetëm e vetëm që të mos jenë në shtëpi dhe t’u bëhen “barrë” prindërve. Fëmijë të babëzitur që me urinë e tyre gllabëruese për të përvetësuar çdo gjë, mund të hanë nga lakmia edhe vetë prindin, dhe pastaj fëmijë të dhunuar në heshtje. Mund ti dhunoj kushdo, por më lënduese është kur i dhunon mësuesi! Sidomos kur janë akoma të vegjël pa kaluar të nëntën, sepse në atë moshë janë mes dy zjarresh, prindërve që nuk i besojnë nëse bëjnë ndonjë ankesë dhe asaj që po ndodh. Në fakt gjithë ky diskutim më lindi sot me një kolege e cila kishte mësuar që kishte vdekur mësuesi i saj i historisë dhe u shpreh për të e kënaqur që ai i “ktheu patkonjtë nga dielli” dhe se qyteti tanimë do të ishte qoftë edhe një gram më i bukur. Ajo më rrëfeu që dy vitet e saj të shkollës tetë-vjeçare që nga e gjashta tek e shtata kishin qënë një ferr i vërtetë në orën e historisë. Në atë moshë ato nuk e dinin se çfarë ishte një ngacmim seksual, por e dinin që ishte diçka e padurueshme dora e mësuesit që ju fërkonte shpinën ngadalë, i prekte “pa dashje” kur i ngrinte në dërrasë e dora i kalonte mbi gjoksin e tyre ende të paformuar. Epo nëse kjo ndodhte jo shumë shpesh me vajzat e tjera, me shoqen e saj të ngushtë që rrinte në bankën e fundit ndodhte gjithmonë. Mësuesi kalonte mbrapa bankës së fundit e duke shpjeguar mësimin lëmonte kurrizin e vajzës më të zhvilluar të klasës e cila nuk e fshihte dot më faktin që nuk ishte një çupëlinë. Mësuesi ishte një mësues i dalluar, ai shpjegonte shumë mirë mësimin, sidomos kur hartat e luftës i vizatonte me gishta mbi kurrizin e vajzave. Kolegia ime si më e guximshmja u tregoi prindërve për mësuesin pervers, kur ai tentoi të puthte shoqen e saj të ngushtë. Prindërit nuk e besuan dot që mësuesi me reputacionin më të mirë të ishte një njeri i tillë dhe i thanë që të mos dëgjonte çfarë i thoshte shoqja dhe që prekjet e tij në shpinë ishin vetëm një përkedhelim atëror. Por nuk zgjati shumë kohë para se prindërit ta merrnin vesh kur mësuesi u godit në fytyrë me një epruvetë nga shoqja e saj. Mësuesi u justifikua që i ra epruveta në kokë, shoqja e saj atë vit mbeti për në vjeshtë, kurse prindërit e koleges time e lëvizën atë në një shkollë tjetër. Kështu doli në pension mësuesi, si mësues i palodhur, i dalluar dhe zemërmirë… Kolegja ime nuk kishte në sy asnjë ndjenjë dhimshurie, ajo më tha se kur e kujton atë njeri i djeg ende kurrizi. Ndoshta nuk mjafton që fëmijët të vishen me rroba të shtrenjta e të dalin në rrugë si të barabartë me të tjerët. E njëjta mike që më rrefeu historinë e vajzës së vogël e shqetësuar nga një fëmijë që telajot i nxinte të gjitha u drejtohet personave përgjegjës që e çonin dhe e merrnin nga kursi, nëse fëmija kishte ndonjë hall dhe ato duhet tu transmetonin prindërve se si e përjetonte botën ai fëmijë. Përgjigja që mori ishte”ua qyqja ça ka çuni, ai është si dritë, shih sa bukur e veshin”.


Tags: , , , ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Politics Requires Pillars

Next Post

Dhërmiu





You might also like

Leave a Reply


More Story

Politics Requires Pillars

Ky postim ekziston gjithashtu në Vesionin Shqip This woman is crystal-clear in what she thinks, in what she stands for....

July 28, 2014