Latest

Dyzim

Poetry / October 19, 2016

Unë kam zbritur një stacion para
stacionit ku më pret ti.
Gjatë rrugës për tek ty kam menduar gjatë
Nëse ia vlente të vija për të të njohur.
Kur kam hypur në atë tren dëshirash
Kam ëndërruar, të strukem tek ty,
të të shoh duart kur mbajnë cadrën mbi kokën tonë,
të dëgjoj zërin tënd dhe të qesh me fjalët e tua të dashurisë.
Mua dashuria më ka bërë gjithmonë për të qeshur,
edhe kur vërshon dhe përmbyt pyllin e dyshimit.
Tani që eci kuturu në një rrugicë të panjohur,
e di që e humba shtegun për të ardhur tek ty.
Zbrita vetëm një stacion para mbërritjes
Njësoj si ti jap vetes mundësi që edhe nëse nuk ka trena
Të vij një ditë duke ecur…
Por që tani e di se kurrë nuk do nisem në këmbë
Dhe kurrë nuk do rikthehem në stacion.
Te imagjinoj të ulur në stolat e pistë
Mbështetur në emrat e gdhendur mbi ta.
Imagjinoj sesi sheh orën, sesi të dridhet zemra
Sa herë ndonjë tren afrohet në stacion.
Të imagjinoj kur bie mesnata,
kur roja të shkund supin e drobitur për gjumë.
Zgjohu zotëri! – të thotë,
merri këto valixhe, janë të gjitha për ty.
Të imagjinoj kur i hap dhe sheh brënda
fole të braktisura nga ndjenjat,
nuk dëgjon asnjë cicërimë.
Dhe s’ke as si ta dish që unë u nisa,
por nuk mbërrita kurrë.
E dëgjon këmbanën e kishës?
Është e njëjta që bie për të dy.


Tags: , , , ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Manual

Next Post

Gërvishtjet e shiut



Leave a Reply


More Story

Manual

Ti bëhu armik. Është e thjeshtë. Fillo e më ngul thika pas shpine. Është e njëjta shpinë e zbuluar Pa asnjë...

October 17, 2016