Latest

E Humbur

Poetry / September 22, 2008

Që të më mungoje
duhet t’a kuptoja nga larg
t’a kuptoja kur shmang silueten tënde nga një cep makine
kur gjoja s’të shikoj…
Që të më mungoje duhet t’a kuptoja kur vura maske
kur të largova
se nuk të fala dot…
Ti e di
gjithmonë më ke thënë që po mundohesh t’më zbërthesh
si një ekuacion
që të është dhënë detyre shtëpie…
e më ke qeshur duke
më treguar matematiken
duke hedhur syte nga makina llogaritëse
për të shumëzuar
7 herë 9…
unë akoma nuk e di pse bëjnë 63…
por më lëndon shumë trishtimi im
që rri ulur në cepin e kolltukut
duke strukur këmbët nën trikon e tij të gjatë gri
teksa shikon televizor.
të tre e kemi nga një gjë për të bërë
ai sheh televizor
teksa ti më largohesh
une të shoh ty,
teksa të lë të largohesh…


Tags: ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Mjekët, si ”na vrasin” nëpër spitale

Next Post

Hapur (IREX) | Gjiri I Lalzit, Ja Si Grabiten Pronaret





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

Mjekët, si ”na vrasin” nëpër spitale

Gentian Çuhllaji dha shpirt në mbrëmjen e së dielës, dy javë më parë. Ndodhi vetëm një orë pasi ai ishte vizituar...

July 5, 2007