Latest

Elegji

Poetry / June 22, 2017

Honet e shpirtit i mbusha
me hapësirën mes frymëmarrjeve të tua.
Ti u bërë arsyeja për të besuar në qiell,
për të parë yjet sesi rrokullisen mbi kokën time.
Ke mbetur si një e qeshur që trupin e ke fshehur
Poshtë një peme ulliri.
Pyes veten nëse të mjafton një ulli,
për të biseduar, ty, që i flisje gjithë botës.
Nuk jam e zonja ta pranoj vdekjen
Kur më dhemb zemra, kur ti nuk je…
Nuk e rindërtoj më kohën kur ti ishe,
kur ne të mungonim, tani që u bëre mungesë.
Ti më mësove ti buzëqesh edhe vdekjes,
pafuqisë së saj për të zhdukur kujtimet.
Dashuria më pate mësuar nuk qan kurrë,
ajo bën shaka me çdo gjë, edhe me vdekjen.
Krejt njësoj si ty që kur ike, erdhe…


Tags: , , , , ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Pamundësi





You might also like

Leave a Reply


More Story

Pamundësi

Më lër të jem një zile telefoni që kurrë nuk bie, më lër të jem heshtja e një shtëpie të braktisur, më lër...

June 18, 2017