Latest

Gërvishtjet e shiut

Poetry / October 25, 2016

Ke ndenjur gjatë në shtëpinë e ëndrrave të tua
Me derën e mbyllur të pritjes, me veshët ngrehur…
Ke dëgjuar zhurmën e erës, trokitjen e shiut
Dhe ke imagjinuar gishtat e mi, me thonj të shkurtër,
të errët, njësoj të zinj si të gërvishturat në zemrën tënde.

Më ke lënë të iki kur mund të më ndaloje,
me ke lënë të marr arratinë për në askund
çdo rrugë e njohur, më është kthyer në një shteg të kotë
që më nxjerr në greminë të shpirtit tënd…

Ti tundesh në karrige të pendimit
Duke i ngrohur duart në rrezet e diellit që çajnë mes dërrasash
Ndërsa kundron duart e tua që s’të shërbejnë për asgjë,
ke mësuar se nuk i duhen gishta kujt nuk përkedhel.

Më vjen keq për macet e tua të pendimit
që të çjerrin me thonj këmbët e zbathura.
kur ti ngrihesh dhe tenton të bëhesh një udhëtar,
kur ndalon së ecuri dhe gërmon në fotot e mia…

Nuk ka lëndim më të madh se fotografitë e vjetra
ku koha kur ti ishe i lumtur të shfaqet para syve.
Ah budalla i gjorë që mësove bashkë me largimin
Se i lumtur është ai që dashuron pa kushte…


Tags: , , , ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Dyzim

Next Post

Letrat



Leave a Reply


More Story

Dyzim

Unë kam zbritur një stacion para stacionit ku më pret ti. Gjatë rrugës për tek ty kam menduar gjatë Nëse ia vlente...

October 19, 2016