Latest

Grate Punojne Shume Mire Ne Grup

Meshkujt Per Femrat / February 20, 2015

This post also exists in English

Pjesëmarrja aktive e grave në jetën publike e private të një vendi është sa një e drejtë aq edhe një domosdoshmëri. E drejtë pasi është e shkruar në kushtetutën dhe ligjet e vendit. Domosdoshmëri pasi ti mohosh apo të mos inkurajosh përafërsisht gjysmën e popullatës të mos vendosë aktivisht në shërbim të saj dhe të shoqërisë kapacitetin njerëzor (mendor dhe emocional) që ajo mbart përkthehet në një ineficencë ekonomike të pafalshme. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme në një vend si Shqipëria ku pavarësisht ecurisë së vërejtur gjatë 23 viteve të fundit nevoja për një zhvillim të mëtejshëm ekonomik mbetet jetike.
Në një nivel më personal eksperienca profesionale në Shqipëri më ka treguar që në tërësi gratë janë anëtare/pjesëmarrëse më të mira për të punuar në ekip/grup. Natyra apo edhe aspekti tradicionalist i shoqërisë tonë i ka shtyrë gratë drejt një komunikimi më aktiv në jetën e përditshme, kulturë komunikimi e cila përkthehet në një vlerë/avantazh të nevojshëm për të punuar mirë në grup. Sidoqoftë pavarësisht arritjes individuale të disa grave në sektorin publik dhe privat, disniveli, i cili është thelluar edhe më shumë gjatë këtyre 23 viteve midis zonave rurale dhe qyteteve të mëdha, e bën Shqipërinë një vend që ka akoma shumë punë për t’ju afruar një niveli barazie gjinore të respektueshme.

OSCE Logo
Fuqizimi i Grave Ne Politike


Tags: , , ,



Gjergj Bojaxhi
Gjergj Bojaxhi
Gjergj Bojaxhi është një ekonomist, politikan shqiptar, menaxher privat dhe alpinist. Në të shkuarën ka mbajtur pozicione si Zëvendës Minister i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (2005-2007), Drejtor i KESH-it (2007-2009) e gjithashtu anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës (2007-2011). Në mars 2015 Bojaxhi zyrtarizoi kandidaturën e vet si kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës.




Previous Post

I Respect Inspirational Women

Next Post

Women Work Very Well In Group





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

I Respect Inspirational Women

Ky postim ekziston gjithashtu në Vesionin Shqip Women are in no way simply half of the population. They play key roles...

February 20, 2015