Latest

Historia E Duhanit Radioaktiv

Front Row / Video / November 15, 2013

Shqiptaret protestojnë fort këto dite për çështjen e Lendeve kimike apo armeve te tilla qe mund te vijnë ne Shqipëri nga Siria për t’u asgjësuar. Ata kane dale ne rruge dhe sheshe duke ngritur lart zërin e revoltës për te mos i lejuar këto arme te hyjnë ne vend. Megjithatë vetëm pak kilometra nga kryeqyteti luhet një tjetër drame e heshtur. Ne fshatin Fllake prej vitesh qëndrojnë te groposura paleta te mëdha me duhan radioaktiv. Sipas gazetareve qe kane hetuar këtë çështje ai ka ardhur nga Italia ne vitet e fundit te regjimit komunist dhe megjithëse te gjithë e dine situatën askush nuk ka marre asnjë mase. Banoret e rastësishëm qe takojmë e dine një ngjarje te tille por me sa duket nuk i kushtojnë asnjë rendësi apo nuk kane informacionin e duhur se çfarë është lënda apo rrezatimi radioaktiv. Edhe ambientalistet e njohin situatën madje shtojnë se kjo nuk ndodh vetëm aty por situate te tilla ka ne shume vende ne Shqipëri. Ne vitet ‘90 ne flake kishte vetëm një radiostacion dhe nuk banonte askush ndërsa dyndjet e pas viteve ‘90 bene qe edhe zona e dyshuar si e ndotur me lende radioaktive te popullohej dhe mbi te te ndërtohet. Rreziku është i vazhdueshëm dhe autoritetet nuk thonë asgjë, ndërsa banoret vijojnë jetën mes padijes dhe sëmundjes qe vjen si rrjedhoje e saj.

Gazetare: Elisa Gjerani / Operator: Mavlin Zena – Vizion Plus


Tags: , , , ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Pakt

Next Post

Dekada rome, ç'ka ndryshuar për ta që nga miratimi i Strategjisë





You might also like

Leave a Reply


More Story

Pakt

Do bëjmë një pakt Kur të na mbaroj dashuria, të na mbaroj në të njëjtën kohe! Është e kot që njëri të eci duke...

November 1, 2013