Latest

Ja Si Ti Vrisni Kilet E Tepërta

Reklame / Slider / February 14, 2016

Brikena Xhixha, drejtuese e qëndrës estetike Brikena’s Hands jo pa qëllim e ka zgjedhur këtë emër për qëndrën e saj. Gjithçka brënda ambienteve komode të fton për të bërë çdo proces që ofrohet aty, që nga trajtimet e thjeshta të fytyrës deri tek seanca e dobësimit. Brikena e dashuron punën e saj. Ajo e ushtron prej vitesh këtë aktivitet dhe shumë femra në Tiranë janë bërë kliente të qëndrës për shkak të duarve të saj, të shkathëta dhe plot energji në luftën kundër kileve të tepërta. Megjithatë ajo shprehet se kjo luftë nuk fitohet kurrë në mënyrë të njëanshme. Nëse klientet nuk kanë kujdesin për tu ushqyer mirë, lehtë dhe në mënyrë sa më të shëndetëshme, puna prej disa seancave do të shkonte dëm. Brikena është diplomuar për fizioterapi dhe estetikë në universitetin “Zonja e këshillit të mirë”, ndërkohë që po vazhdon studimet master për dietologji në Universitetin e Sapiencës. Në intervistën e mëposhtme ajo jep disa këshilla.

Brikena Xhixha

Brikena Xhixha me vajzen e saj

Çfarë do të thotë gjimnastikë pasive dhe çfarë vlere ka që të bësh seanca dobësimi?

Gjimnastikë pasive do të thotë kur ti i vë në punë muskujt, por pa djegur energji aktive ashtu siç ndodh kur bën vrap apo ushtrime të ndryshme. Gjimnastika pasive është ai lloj aktiviteti që muskujt e njeriut e kryejnë të nxitur nga faktorë të jashtëm si janë harxhimi i energjive në dyshekët me ngrohje, aparaturat të ndryshme dhe më kryesorja masazhet. Vlera e seancave të dobësimit si fillim është reduktimi i masës dhjamore nën lëkurë, e dyta, ajo drenon trupin nga të gjitha toksinat dhe e treta që i bën një nder shumë të madh kockave pasi i ul një peshë e cila nuk është llogaritur që ato ta mbajnë. Një trup 1.55 metër ka një kockë që mban 50 deri në 60 kilogramë. Nëse e tejkalon këtë peshë njeriu përveç se i rrit peshën kockës i rrit punën dhe organeve të brendëshme dhe në këtë mënyrë ul dhe nivelin e muskulit.

Brikena's Hands

Ambjente te Brikena’s Hands

Sa seanca dobësimi i këshillohen dikujt me një masë dhjamore të konsiderueshme që ai të marr rezultatin që kërkon?

Gjithmonë kjo matet duke e pasur parasysh një person dhe peshën e tij. Nëse kemi një person me peshë 80 kilogramë optimalja është që ai të ulë tre deri në katër kilogramë në muaj sepse duke ulur kaq ai është duke reduktuar vetëm masën dhjamore dhe jo parametra të tjerë të organizmit. Do të thotë që nuk po humbet më shumë ujë, nuk po humbet masë muskuluare. Një gramë yndyrë është baraz me 9 kalori dhe që të ulësh 3 kilogramë është goxha punë se në ato tre kilogramë punohet me dhjamin, jo me pjesët e tjera. Sepse po të kemi parasysh që mbi 70 përqind e trupit është ujë, ai hiqet me lehtësi, por pas ndalimit të trajtimit trupi i rimerr shumë shpejt ato.Ndërsa të rimarrrësh tre kilogramë dhjamë duhet goxha kohë.

Sa seanca duhen për këtë lloj dobësimi?

Nga 12 deri në 16 seanca është gjithmonë e këshillueshme, por kjo varet edhe nga objektivi që ka personi. Nëse ka më shumë peshë i duhen edhe 20 seanca të cilat shtrihen në një hark kohor prej 2 deri në 2 muaj e gjysmë. Nëse trupi ka krijuar masa sklerotike ku indet kanë filluar të vdesin, duan dhe më shumë ditë për tu rikuperuar nga puna që i bëj unë.

Ka pasoja në lëkyrë ky lloj trajtimi tek personat e shëndoshë?

Jo në asnjë mënyrë. Ky lloj trajtimi vetëm do u’a bënte lëkurën më të bukur. Riparimi i lëkurës do të thotë të përshpejtosh ndarjen qelizore. Dhe ku ka qeliza të reja nuk është kurrë më shëmtuar, por më bukur. Në trupat që ekzistojnë tërheqjet e lëkurës kjo ka ardhur si pasojë e humbjes së elastinës. Të gjithë duhet të kenë parasysh që elastina e lëkurës i përngjan një suste e cila pasi hapet shumë humbet elasticitetin e saj. Në rastin kur trajtohesh estetikisht në mënyrë korrekte dhe ti lësh kohë të riparohet pjesa ku ke punuar, këto lloj dëmtimesh nuk ndodhin.

Kur bëhen këto lloj trajtimesh me çfarë duhen shoqëruar që përfundimet të jenë sa më të kënaqshme?

E para duhet parë shkaku, kjo do të thotë ushqyerje e parregullt dhe mungesa e një aktiviteti fizik. Kjo mungesë sjell grumbullimin e lëngjeve në këmbë. Për këtë duhet që ngrënia të jetë një herë në katër orë. Çka do të thotë që niveli i sheqerit në gjak të mos bjerë. Nëse kjo ndodh njerëzit e kanë të pamundur të kontrollojnë të ngrënin dhe zakonisht hanë më shumë sasi që do të thotë marrin më shumë kalori sesa trupi ka nevojë.

Cila është stina që ka më shumë punë për qëndrat e estetikës?

Klienët vijnë më shumë në pranverë. Duke filluar nga marsi dhe deri në korrik. Ndërsa klientët e rregullt janë ata që mirëmbajnë trupin e tyre duke ardhur një herë në dy javë.
Në këtë stinë shtohen edhe trajtimet e fytyrës, ku përfshihen që nga pastrimet bazë deri tek pilingjet. Trajtimet për lëkurat në moshë kërkojnë së paku pesë seanca që shoqërohen edhe me përdorimin e kremrave të duhur në shtëpi. Këto lloj trajtimesh stimulojnë lëkurën për tu dukur më e re. Rastet më të vështira janë ato me rrudha të trashura.

Brikena's Hands

Brikena’s Hands

Cila është mosha mesatare e personave që vijnë në qëndër për trajtimet e trupit dhe fytyrës?

Për trajtimet e trupit vijnë që nga 25 vjeç deri në 65 vjeç. Mosha mesatare e femrave që bëjnë trajtime të fytyrës është 40 vjeç. Njerëzit janë më të ndërgjegjësuar për trupin e tyre ndaj është rritur numri i atyre që frekuentojnë qëndrat estetike. Njerëzit janë bindur që një peshë e madhe shkaton pasoja në trup. Ka pasur raste kur femra me peshë të tepruar kanë ardhur në qëndër me dëmtime. Dëmtimet e para shfaqen tek gjunjët.

Ju i besoni shumë trajtimeve te klientët me masazhet nga duart tuaja sesa me aparat, pse?

I besoj duarve më shumë sepse duart janë të varura nga një rrjedhë logjike. Nëse unë ju vendos në trup një aparaturë ajo do të punoj kudo me të njëjtin intensitet, ndërkohë që dora mund të bëj disa procese njëkohësisht. Kur kryej masazhe unë dalloj sa duhet punuar një zonë dhe në çfarë drejtimi dhe sa duhet punuar një zonë tjetër në të cilën përqëndrimi i dhjamit është më i madh. Masazhet me duar janë gjithmonë më efikase.






Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Femrat 'Fytyra' E Re E Policisë

Next Post

Viktoria: “Si Rashë Në Rrjetën E Trafikut Seksual”



Leave a Reply


More Story

Femrat 'Fytyra' E Re E Policisë

Dea Ricku të sjell në mend sapo e takon se do kishte qënë më mirë që ajo të bëhej një vajzë pasarelash dhe jo një...

February 7, 2016