Latest

Kam Respekt Per Femrat Qe Me Frymezojne

Meshkujt Per Femrat / February 20, 2015

This post also exists in English

Gratë nuk janë, nuk kanë sesi të jenë thjesht një numër – diçka më shumë apo më pak se gjysma e popullsisë. Ato luajnë role kyçe në formësimin e jetës sonë. Shoqëria tradicionale i sheh ato në rolin e nënës, mësueses, gruas. Por pjesëmarrja dhe kontributi i tyre, gjithmonë e më i njohur, gjithnjë e më i formalizuar, shtrihet në çdo pjesë të jetës. Sa më shumë të bëhen prezente femrat në rolet e ashtuquajtura jo-tradicionale, aq më shume impakt krijojnë, aq më shumë kreativitet, vlerë, prakticitet dhe energji sjellin ato. Unë kam respekt të veçantë për gratë që vijnë nga fusha dhe rrethana të ndryshme, por më shumë ato që kanë sjellë diçka të re në ato fusha që kanë patur ndikim tek vetë unë.
Njëra prej tyre është edukimi. Një vajze e re nga Pakistani që quhet Malala Yousafzai, më ka lënë mbresat më mahnitëse me guximin dhe këmbënguljen në edukimin e vajzave në vendin e saj. Pavaresisht pengesave dhe kërcënimeve, deri edhe përballë vetë rrezikut për jetën, ajo ndoqi një ëndërr. Neve na duhen zëra të tillë këtu, për të përjetuar transformimin e vërtetë shoqëror, që ende i mungon Shqipërisë. Historia e Malalës mbart për mua një mesazh të vyer: ne mund të jemi ndryshimi, pavaresisht gjinisë, moshës, racës, apo besimit fetar. Ndihem vertet i frymëzuar nga kjo vajze.

OSCE Logo
Fuqizimi i Grave Ne Politike


Tags: , , ,



Arben Malaj
Arben Malaj
Arben Malaj has been Minister of Finance and Economy in the Republic of Albania different times from 1997 until 2005. He is known for transforming the Albanian economy into a European profile, after the hard social-economic crisis that this country passed during the year 1997. Member of Parliament from 1997 to 2013.




Previous Post

Being A Positive Role-Model Is A Challenge

Next Post

I Respect Inspirational Women





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

Being A Positive Role-Model Is A Challenge

Ky postim ekziston gjithashtu në Vesionin Shqip “Empowering Women in Politics” is a publication certainly worth reading....

February 20, 2015