Latest

Këshillë

Poetry / April 9, 2014

Lere erën të ta vjedh mëndjen
kur koka të rëndon…
lëre mëndjen, të të përvidhet fshehurazi
ashtu si ikën ti nga orët e mësimit…
Qesh nëse nuk je e lumtur
kapu për dore me një të panjohur e bëj dashuri,
diku në një cep ku kalimtarët nxitojnë të turpëruar.
Çmëndu qoftë edhe një ditë,
mëso të lëndohesh ashtu si lëndon,
kalëro nëpër të njëjtën legjendë
nga erdhe dikur….
Nëse është e vështirë të jesh vetvetja
bëhu tjetra që të tjerët ëndërrojnë!!!
bëhu shtërngatë e çmëndur mbi det,
bëhu rrebesh që të qull dhe mendimet
bëhu lypsare e shtrirë mbi trotuar…
Në fund kur të duash të jesh ti,
bëhu përsëri erë dhe fryj brënda kokës tënde
derisa të bëhesh mendim,
derisa të bëhesh njeri!


Tags: , ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Rugëtim Në Kulturën Rome

Next Post

Sa Kushton Fati I Mirë Në Fund Të Një Filxhani???





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

Rugëtim Në Kulturën Rome

Kur u nisa të bëja një studim etnografik për romët, nuk e kisha idenë sesa pak dija për ta edhe pse në mbi 10 vjet...

April 7, 2014