Latest

Kohë E Shkuar

Poetry / November 25, 2004

Sa herë që kam frikë të rri vetëm
shkruaj ndonjë varg vjedharak
shkruaj për ty, çikërrima betimesh
për pengjet shkarravis fjalë…
Sa here që kam frikë të mendoj për veten,
për djemtë që desha një herë,
për ata që më deshën, për të braktisurit
rri dhe shkruaj poezi te vockla.
Në të gjitha vargjet bredh harrake jeta
bredh këmbëzbathur vetja ime
dhe unë ndiej sesi sytë e tu
shtrohen si qilima
kujdesshëm nën të zbathurat këmbët e mia.


Tags: , ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Në Fund

Next Post

Ajër





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

Në Fund

Mund të kthehesh tek unë Për të parë rrënimin tënd Për të mos gjetur asgjë Nga premtimet, puthjet… Për të qarë Dhe...

January 20, 2004