Latest

Kombësia: Shqiptare!

Editorial / October 24, 2010

This post also exists in English Version

Pasaporta ka qenë një nga dokumentet që më joshte më tepër kur isha fëmijë. Më dukej interesante çdo shkronjë e plotësuar me dorë – veç asaj të shtypur – ku ishin të dhënat e prindërve të mi. Në fakt, bëj gabim që e quaj pasaporta, sepse në fëmijërinë time ato quheshin Letërnjoftim. Aty brenda kapakut të saj, veshur në plastikë, në ngjyrën vishnje, më bënte përshtypje kombësia: shkruhej Shqiptare. Po kështu edhe për shtetësinë: Shqiptare. Se ç’ishte kombi, m’u desh ta mësoja shumë vonë – vite më pas – edhe pasi e mësova në librin e historisë. M’u desh kohë për t’u rritur e për të kuptuar se çfarë i bën popujt të dallohen nga njëri-tjetri: zakonet, traditat, këndvështrimet, mënyra e të menduarit dhe karakteri i çdo etnie. Kështu kuptova se ç’është atdhedashuria dhe fillova të mos e shoh më si dobësi, kur njerëzit përloten nga një gjest nacionalizmi. Këtë ndjesi e pata ditë më parë, kur në një rrjet social tepër të populluar, të gjithë, në vend të fotos së tyre kishin vënë flamurin kuqezi. Ishte emocionuese të ndjeje shqip kaq fort. Këto lloj emocionesh, unë dhe kolegët e mi i kemi marrë gjatë gjithë muajit tetor, ndërkohë që përgatiteshim për numrin e ri të muajit nëntor të revistës sonë Sky Magazine. E para që na i përcolli këto emocione është një zonjë e vërtetë. Emri i saj është Nevila Nika, drejtoreshë e Arkivit Qendror të Shtetit. Unë, duke perifrazuar Apolinerin, do ta quaja “enciklopedi lëvizëse”. Ideja për ca rubrika të reja nga ky arkiv i shtetit shqiptar na u plotësua prej saj me fjalët: “Kemi gjetur pasaportën e parë shqiptare. Është mjaft interesante!”. Dhe ishte e vërtetë: e zverdhur, e ronitur prej viteve, me gjurmët shekullore të gishtërinjve sipër saj. Dhe që kjo lloj ndjesie të mos venitej, zbritëm ca më tutje… në historinë e pikturuar: një shkrim që përmban ca të vërteta, e që na bëjnë retushimin e ca të vërtetave të tjera, të atyre që dinim mbi këto vepra arti. Shqiptare! Kjo është fjala e vetme që më vjen ndër mend, kur gërmoj në karakterin tim apo të miqve të mi. Njerëz që dimë të besojmë (qoftë edhe për të keqen tonë) te njeriu. Një njeri i mençur, me funksionin ambasador, muaj më parë më pati thënë se ai kishte udhëtuar shumë e se shpeshherë e kishte pasur mjaft të lehtë ta mësonte gjuhën e vendit ku kryente detyrën, por shumë të vështirë t’i kuptonte vendasit. Ndoshta është gabim të rrekesh të kuptosh dikë që nuk vjen nga e njëjta tokë me ty, pavarësisht se i thua “Mirëmëngjes” të njëjtit diell dhe “Natën e mirë” të njëjtës natë. Aroma e Shqipërisë është diçka tjetër që të depërton ndër deje, në bazë të një kodi të lashtë. Në gjurmët e këtij kodi, Thoma Avrami do t’i drejtohej Shqipërisë me poezinë “Dëshirimi i mëmëdheut” (shkrim ky që nduk duhet humbur pa u lexuar). Kjo ndjesi të kaplon kur ikën prej saj dhe kur i rikthehesh. Në rrugëtime të tilla zbulon një sekret të vogël: Të gjithë jemi të ikshëm, por jo Toka! “Dashuria që mbahet te toka, kurrë nuk ikën me erën”, – shkruante dikur poeti i madh spanjoll Miguel Hernandez.

This post also exists in English Version


Tags: , , ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Dritero Agolli / In The Moments Of Your Worst Sadness…

Next Post

Nationality: Albanian!





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

Dritero Agolli / In The Moments Of Your Worst Sadness…

Ky postim ekziston edhe në Shqip A brown door leads to a spacious hallway with big coaches and engraved wood. He stays...

September 22, 2010