Latest

L

Poetry / November 24, 2011

Këtë vit vjeshta iku vjedhurazi…
tërhoqi zvarr bishtin e saj të verdhë…
s’pati netë gjysmë të ftohta që dehen në verë për tu ngrohur
s’pati plane për një dimër të gjatë…
Iku fshehurazi bashkë me shpresën
këtë fjalë që po më del nga fjalori përdhunshëm,
ashtu si unë përdhunshem e kthej pas…
duke e njohur fundin…
Këtë vit vjeshta iku pa “Padame”
pa hare vajzash që qeshin së bashku,
pa telefonata me lajme të mira…
Lajmet njësoj të vrara dhe ato
përdorin shumë pudër për tu shfaqur në rrugë…
sepse janë shkruar nga uria…
këtë vit vjeshta iku…
dhe unë u fsheha pas xhamave për të mos parë
sytë e një gruaje që qan…
Sado që u fsheha e ndjej rënkimen e saj,
sa here që zbret poshtë rrugëve të zemrës
sime për të humbur aty…

As këtë herë nuk i ktheva sytë nga qielli
për të parë Zotin, ai kushedi se kur,
ka dalë në pension…


Tags: ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Fundviti

Next Post

***





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

Fundviti

This post also exists in English Version Fundvitet janë të rrëmujshëm, në fakt. Të duket sikur nuk ke arritur t’i...

October 20, 2011