Latest

Letrat

Poetry / November 10, 2016

Kam lexuar çdo letër
Që nuk ma ke dërguar kurrë…
Kam ndenjur gjatë mbi çdo fjalë.
Në pamundësitë e jetës kam mësuar
Se nuk kisha rrugë tjetër përveç se të lexoj heshtjen.
Të lexoj frymëmarrjen e thellë…
Nuk jam ngatërruar kurrë tek kuptimet e fjalëve
Krejt njësoj si nuk ngatërroj rrugën që kam kohë pa e bërë
Nëse ndalem dhe pyes ndonjë parrullë policie,
e bëj sa për argëtim, që të ndihen të dobishëm.
Kam hapur për çdo ditë kutinë postare
Kam nxjerr jashtë me grushta ajrin e shtypur
Dhe e kam hapur mbi krevat, për të bërë mozaik.
Kam lexuar çdo letër të pashkruar, brënda atyre që shkrove,
e kam bërë me kujdes pa të lënduar,
krejt njësoj si dikush që sillet me delikatesë
me një bombë që i kanë rrasur ndër duar.
Herë herë i kam lënë letrat mbi krevat
në pritje se si do sillen kur bëhem shpërfillëse,
në ato herë e kam gjetur shtratin e lagur
ndërsa letrat kanë avulluar…


Tags: , , , ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Gërvishtjet e shiut

Next Post

Sotira Waterfall In Albania, An Unusual Story





You might also like

Leave a Reply


More Story

Gërvishtjet e shiut

Ke ndenjur gjatë në shtëpinë e ëndrrave të tua Me derën e mbyllur të pritjes, me veshët ngrehur… Ke dëgjuar...

October 25, 2016