Latest

Librat

Editorial / September 22, 2010

This post also exists in English Version

Në jetën e njeriut ka libra, të cilët ia ndryshojnë jetën. E them me bindje që, pa një pjesë të mirë të tyre ne nuk do të ishim këta që jemi. Sigurisht, në këtë kategori rreshtoj njerëz që kontaktin me librin nuk e kanë pasur të rastë- sishëm. Pa një pjesë të mirë të disa autorëve, ne nuk do të ishim këta që jemi dhe bota jonë shpirtërore nuk do të ishte kjo që kemi. Largimi prej letërsisë nuk është asgjë më shumë sesa zbrazëti shpirtërore. Askush më mirë sesa fjalët e shkruara në letër nuk të ofron atë impakt të madh ndjenjash sesa libri. Sidomos, kur i tërheq nga raftet, ku kanë zënë pak pluhur e nëpër faqe gjen ndonjë shënim të vogël, që të kujton tjetër kohë. Por, për të mos u zhytur në labirintin e madh që të ofron kjo temë, dua të fokusohem thjesht te disa autorë. Nga ata që, për hir të së vërtetës, kanë qenë emra të përveçëm në letërsinë tonë. Këtë lloj ndjesie e përjeton kur takon autorët e këtyre librave. Dhe kjo më ndodhi me Dritëro Agollin. Tanimë ai është i vetëdijshëm se librat nuk zënë më një vend aq të rëndësishëm në jetën e njeriut. Për të plotësuar këtë, më tregon
këtë episod. Duke dalë nga panairi i librit, disa fëmijë e shohin dhe njëri prej tyre u thotë të tjerëve: “U sa i vjetër qenka ky xhaxhi! Ky do ketë pirë kafe me Skënderbeun….”. Është një episod nga ata që të bëjnë të vësh buzën në gaz me trishtim. Për të intervistuar Agollin, jam menduar shumë. Kam hasur në opinionet autor i politizuar, letërsi e Realizmit Socialist, jo koherente të tjera si këto. Derisa fola vetë me të. I premtova se do ishte një intervistë pa politikë, sepse vazhdoj të besoj se shumë prej librave të tij qëndrojnë lart. Dhe, në fakt, kur kujtoj “Shkëlqimin dhe rënien e shokut Zylo” kujtoj shumë kolegë të mi që shkruajnë fjalimet e tjetërkujt gjithandej… Pastaj, ai më tregoi për një të ri shqiptar që studionte në Vjenë dhe që i blinte librat e tij për fjalorin e pasur që përmbajnë. Diku kam lexuar një frazë që më ka befasuar fort: “Njeriu flet me aq fjalë, sa edhe mendon”. Pikërisht për këtë unë i vlerë- soj autorët e letërsisë, sepse, në vetvete ata u përkasin ca epokave, të cilat nuk i injoron dot, je apo nuk je dakord me ta. E them me bindje se, pa Mark Tuen dhe Hakëlberri Finin nuk do të isha kjo që jam. E them gjithashtu me bindje se, pa poezitë e Dritëro Agollit nuk do ta kuptoja dot se sa vlerë kanë për njeriun ndjenjat e tij.

This post also exists in English Version


Tags: , ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Books

Next Post

Dritero Agolli / Kur Te Jesh Merzitur Shume





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

Books

Ky postim ekziston gjithashtu në Vesionin Shqip Books may change people’s lives. Without a good part of them, I say it convincingly...

September 22, 2010