Latest

Manual

Poetry / October 17, 2016

Ti bëhu armik. Është e thjeshtë.
Fillo e më ngul thika pas shpine.
Është e njëjta shpinë e zbuluar
Pa asnjë mburojë, e papregatitur për luftë.
Ti bëhu armik. Nuk je as i pari, s’do jesh as i fundit.
Nuk kam ndërmend të luftoj me ty,
me e shumta që do bëj është lufta me veten,
ose me besimin që pata.
Ti bëhu armik.
Të gjithë mësojmë si të duam.
Ti mëso si të urresh!
Ngrije peshë karrigen e zemërimit
dhe ngjite mbi një kodër prej nga rrokullizen gurë.
Nese më pyet se çfarë do bëj me gjakun tim,
do të them se do lyej buzet e mia,
sa për mos ta hedhur dem…
Ti bëhu armik dhe goditëm ku të duash,
derisa ta kuptosh se thikat që me ngul në shpinë,
shenjat e plageve i lënë në zemrën tënde…






Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Sikur

Next Post

Dyzim



Leave a Reply


More Story

Sikur

Sikur të mos vije nga një ëndërr Mund të kapeshim për dore dhe të shëtisnim në shi, të ngjiteshim maleve atje...

September 28, 2016