Latest

Ndonjehere…

Poetry / February 26, 2014

Ndonjëherë vijmë për të ikur si një lëndim
nga jeta e dikujt, si një fitore e humbur…
është kaq e thjeshtë në fakt ajo që besojmë
thjeshtë e nderlikojmë neper fjalë…
Nuk është e thënë që t’ia dalim gjithmonë
as kur ngjisim një majë mali…
është si frymëmarrje që për shkak të një aksidenti
mund të bëhet artificiale,
si një shtrëngim në zemër
që një ditë mund të gdhihet operacion…
Ndonjëherë nuk është e lehtë që t’ia dalim
sidomos kur nuk e kemi zemrën e ngjyrosur
me një nuance të vetme…
sepse kemi zgjedhur të shohim ylberin ngado,
aspak ta kapërcejme…
Ndonjëhere, vijmë për të rrëshkitur
në mendimet e pluhurosura të një miku të marrë
vijmë për të qeshur me një muzike për të qarë,
për të lënë mbi kujtime një buqetë lulesh të tharë…


Tags: ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Flemë tani!

Next Post

Në 8 Marsin E Një Gruaje





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

Flemë tani!

Flemë tani! Nesër kemi për të bërë rrugë të gjatë, kemi për të mbledhur në çdo stacion ëndrrat e mbetura, ca...

January 24, 2014