Latest

Ndotja, Ja Shifrat Vdekjeprurëse

Publications / July 20, 2002

Bazuar në studimin e organizatës së OKB në Porto Romano

Prej dhjetë vjetësh duke ndjekur gjurmët e një mallkimi të pathënë jetojnë nën ajrin e rëndë të qiellit që mbulon Porto Romanon. Janë mbi 15 mijë banorë që nuk e njohin të vërtetën e tokës së ndotur me lëndë vdekjeprurëse. Nuk e kuptojnë prej nga iu vjen e keqja, bëjnë zhurmë vetëm e vetëm që Fabrika e Lëkurëve të mos rihapet. Ndërkohë çdo ditë thithin me hundë, pijnë me ujë ose nëpërmjet qumështit helmin vdekjeprurës që nuk do vonojë shumë për t’u kthyer në kancer.

Analizat

Ka qenë një organizatë UNEP (Programi i Kombeve të Bashkuara për Ambientin) ajo që ka bërë analizat dhe ka publikuar shifrat alarmante të ndotjes në Porto Romano. Ish-ndërmarrja Kimike në Durrës, është mbyllur në vitin 1990. Deri në momentin që është mbyllur ajo ka prodhuar Bikromat Natriumi për përpunimin e lëkurës si edhe pesticide si Lindan dhe Tiram. Duke iu referuar këtyre analizave të UNEP-it, kërkohet urgjent ndërhyrja e shtetit me qëllim që të mbrohet shëndeti dhe siguria e fëmijve dhe të rriturve. Si pasojë e këtyre proceseve, zonat më të ndotura, janë ato ku ka qenë ish-ndërmarrja si edhe një depo e braktisur kimikatesh. Si pasojë e kimikateve është ndotur rëndë edhe uji që banorët e përdorin për t’u larë. Studimi tregon se zona më e ndotur është ajo ku ndodhej ndërmarrja. Aktualisht ngjitur me murin e saj banojnë disa familje. UNEP ka marrë disa monstra ujë nga puset e ujit që fshatarët e përdorin për larje, ujitje dhe shumë veprimtari të tjera. Një monstër ujë nëntokësorë e marrë prej një pusi uji përmbante 4,4 miligram për litër klorbenzen, që është 4 mijë herë më tepër se niveli i pranueshëm për ujin e pijshëm në disa vende të Bashkimit Europian. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj sasive të mëdha të klorobenzenit mund të shkaktojë pasoja negative në sistemin nervor, palcën e kockave, mëlçi, veshka, gjak dhe në organet riprodhuese. Analizat e hollësishme të UNEP-it janë shtrirë edhe mbi kafshët shtëpiake që banorët e ardhur nga zonat e skajshme të Shqipërisë i përdorin për qumësht. Këshu një monstër qumështi e marrë nga një lopë shtëpiake ka rezultuar me përqëndrim të izomerit beta HCH 100 herë më të lartë se në disa vende të Bashkimit Europian. Monstrat e marra nga toka kanë rezultuar me përqëndrime jashtëzakonisht të larta të izomerit HCH në shkallën 1 290 miligram për kilogramë deri në 3 140 miligram për kilogramë.

Kimikatet kancerogjene

Lindani në përgjithësi konsiderohet si një nga kimikatet më të rrezikshme. Ai është një substancë kancerogjene që shkakton kancer të mëlçisë. Po kështu ekspozimi në nivelet mesatare ka shkaktuar kancer të mëlçisë, të veshkave dhe sistemit imunitar. Lindani gjithashtu është i qëndrueshëm në mjedis dhe i bioakumulueshëm në zinxhirin ushqimor. Kromi 6 valent është një tjetër burim serioz shqetësimi. Sipas analizave të UNEP, monstrat e marra nuk kanë teguar nivele të larta të kromit, një kancerogjen ky i njohur. Megjithatë sipas UNEP-it, nevjiten urgjentisht kërkime të mëtejshme për këtë formë si edhe format e tjera. Veç kësaj janë përdorur për shtrimin e rrugëve lokale dhe mbetje të pasura me krom të ndërmarrjes. Të gjitha këto kushte paraqesin rrezikshmëri të lartë për shëndetin e njerëzve. Ndërkohë që masa më e mirë mbrojtje për jetën e 15 mijë qytetarëve të Porto Romanos është evakuimi nga zona më e ndotur e gjithë Ballkanit, po merren thjesht masa për të përmirësuar infrastrukturën e kësaj zone që ata të mos largohen nga aty. Po për këtë është Banka Botërore që ka dhënë 250 milionë dollarë për pastrimin e kësaj zone nga mbetjet kimike. Në të vërtetë Lindani vdekjeprurës, kromi dhe squfuri kanë depërtuar thellë tokës, dhe që Lindani të bëhet i padëmshëm duhet të kalojnë shumë dekada.

Publikuar: Gazeta Shqiptare


Tags: , , , , ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Rrëfim

Next Post

Vitet 1800, atëherë kur homoseksualizmi nuk ishte tabu





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

Rrëfim

Ka netë që zemra të dhëmb Nga fjala e pathënë Nga sytë që si sheh… Mua më dhemb nata e sotme.. Radioja shpërndan...

September 18, 1998