Latest

Në Fund

Poetry / January 20, 2004

Mund të kthehesh tek unë
Për të parë rrënimin tënd
Për të mos gjetur asgjë
Nga premtimet, puthjet…
Për të qarë
Dhe për të qeshur me veten..
Mund të vish t’i marrësh të gjithë shpresat e tua
Kujtimet, dritën e një diellit të një stine tjetër…
Eja.. nuk më vjen keq
Të rri duke të vështruar përhumbur
Supet e lodhur nga pesha e mallit..
Mund të kthehesh tek unë për të parë
Se për ne të dy ka qënë fundi i botës
Se unë po lulëzoj në një formë të re…
Mund të kthehesh
Për të kuptuar sa i vonuar je në kohë
Për t’u ngulitur mbi buzët e mia
Për t’u kujtuar shijen…
Për të qeshur me frikën tënde
nga dashuritë e mëdha
Dhe për t’u ndjerë i vogël


Tags: ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Mig 19, Piloti Që I Shpëtoi Shtetit 16 Milionë USD

Next Post

Kohë E Shkuar





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

Mig 19, Piloti Që I Shpëtoi Shtetit 16 Milionë USD

Historia e Hasip Budos, që në manovrat e 19 korrikut ‘74 nuk iu hap rrota e parë Im atë e ndjeu se isha unë kur fluturova...

March 10, 2003