Latest

Nënat

Editorial / February 17, 2011

This post also exists in English Version

Në fakt, marsi është muaj i bukur. Fillon pranvera. Ajri parfumoset me aroma lulesh, ndërsa smogu nuk është aq i rëndë sa në dimër. Por marsi është gjithashtu edhe muaj festash. Kuptohet, kjo vetëm për ne shqiptarët. Ka mbetur i tillë që nga ajo kohë kur nënat tona jetonin në një periudhë tjetër dhe ku askush, të paktën në parim, nuk kishte “shkak” për protesta dhe për të kërkuar të drejtat, në ndryshim nga protestat e grave kudo nëpër botë, që e kanë zanafillën që prej 8 marsit të vitit 1857, kur ato dolën në protesta për të drejtat e tyre. Ishin gra që punon në kushte tmerrësisht të këqija, në një fabrikë veshjesh në New Jork. Në vitin 1908, 15 mijë gra marshuan përmes qytetit të New Jork-ut për të drejtat e tyre. Pas kësaj, kjo ditë u kthye në Ditën Ndërkombëtare të Grave. Duhet thënë që ne shqiptarët e kemi festuar 8 Marsin si festën e nënës dhe asnjë parti politike, asnjë pushtet, nuk iu vu kundër kësaj dite. Në fund të fundit, ne kurrë s’e kishim pasur një festë të nënës. Kështu që mbase sindikatat do të duhet të caktojnë një ditë tjetër ku gratë të protestojnë, ndërkohë që kjo festë është mirë të mbetet si një ditë përqafimi. Ne harrojmë sa e shkurtër është jeta, për t’u dashur pak më shumë. Nëna për ne është njeriu që ngrihet gjithmonë e para në mëngjes, që e gjen në kuzhinë për të të ndihmuar të ushqehesh apo që bën rregullatorin e kohës kur alarmi ynë për t’u zgjuar fiket në mënyrë të pavetëdijshme. Aty fillon e gjitha te nëna, te mënyra sesi ajo na rrit, si na ushqen me dashuri dhe me virtytet e saj. Por, nëse një shoqëri çalon, ajo çalon sepse gruaja ende nuk është bërë e fortë. Në një shoqëri të tillë, që tenton të bëhet moderne, porse ka thelb konservator, gruaja është ende shumë larg të qenit vetvetja. Larg qoftë, pastaj, kur shoqëria vendos ta denigrojë gruan! E ajo, atëherë, s’e ngre kurrë më kokën! Ne jemi një popull që nuk falim, për fat të keq. Në këtë numër e përzgjodhëm me tendencë gruan si personazh; zgjodhëm disa prej tyre, të cilat nuk kanë kaluar pa u vënë re; zgjodhëm edhe disa femra që janë ende në hapat e para, por që ia kanë dalë të prezantohen në skenën e jetës me identitetin e tyre. Kjo është ajo, për të cilën shqiptaret ende duhet të vazhdojnë të luftojnë: identiteti. Zanafilla e botës është te nëna; një shoqëri e mirë ndërtohet kur ka femra të zonja, sepse “një dorë që tund djepin gjithë botën e sundon”. Do të doja t’i kujtoja të gjithë, sidomos ata që vrapojnë pas jetës, të ndalen për një çast sa për t’i dhënë asaj një përqafim. Ne e konsiderojmë nënën të përjetshme dhe i japim vetes kohë për çaste të dyta, të cilat do t’i shpenzojmë me nënën. Por koha është diçka që të rrëshqet nga duart. Ndaj, shpresoj që kjo stinë e bukur të jetë e mbushur me dashuri njerëzore, nga ajo lloj dashurie që nuk e këmben dhe nuk e gjen dot asgjëkund, përveçse brenda familjes.

This post also exists in English Version


Tags: ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

The Helicopters Of Life

Next Post

Mothers



Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

The Helicopters Of Life

He would knock at their door six years later. He was a stranger. They would need some time to understand who he was. Six years...

December 25, 2010