Latest

Një Miku

Poetry / April 29, 2014

Më merr me vete në një udhëtim të largët
Nga i cili ndoshta nuk do dua të kthehem kurrë!
Më ço në vise të tjerë ku njerëzit s’mi dinë zakonet
sepse as unë nuk kam qejf të mësoj të tyret!
Më merr me vete në detin tënd të harresës
Ku gëlojnë mijëra vullkane pendimi!
Sepse ndonjëherë edhe unë dua të pendohem,
dua të ngre zërin në një vend të panjohur
të mësoj nëse duhet përkthyes për ulërimat!
Më merr me vete në skutat e tua
ku nuk ka asnjë zanë, asnjë hyjni…
sepse ti ke nevojë për një dritë në errësirë,
ose për dikë që të të mbaj për dore…
Po nëse unë nuk e meritoj një udhëtim të tillë
merr bluzën time, kape për mënge, tërhiqe zvarrë
çoje atje në strofkullën tënde dhe ngrije si flamur!!!


Tags: , , ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Njeriu I Kripës

Next Post

Laguna E Karavastase Ose Kopeshti Zoologjik I Avioneve





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

Njeriu I Kripës

Ai një ditë vendosi të bëhej dritare në një shtëpi pa çati… Pastaj u bë njeri prej kripe e shkoi të lahej...

April 14, 2014