Latest

Një Princeshë Që Na Mungonte

Editorial / July 20, 2010

This post also exists in English Version

Sekreti qëndron te sjellja. Klas ose jo, është e lexueshme nga të gjithë. Ndodh që bëjmë sikur s’e vëmë re gabimin e tjetrit. Mundohemi të harrojmë atë tonin. Në fund fare, kuptojmë se të sillesh bukur nuk është punë e lehtë. Sidomos, kur këtë mësim nuk e ke marrë që në barkun e nënës, sidomos, kur gjatë rrugës jeta “të ka pjekur” me shoqëri të keqe ose, kur për arsye personale, nuk e kapërcen dot vetveten. Në fakt, përpara shumë vitesh, kur më ra rasti të kisha në dorë një revistë të botuar në vitin 1938 dhe që titullohej “10 vjet mbretëri”, më ranë në sy shumë gjëra, por nuk do t’i harroj kurrë faqet e saj të brendshme. Ato ishin të mbushura me këshilla për femrat dhe se si të silleshe në shoqëri si zonjë. Për shembull, mënyrën e të qëndruarit ulur në një mjedis të caktuar, pozicionin se si duhet t’i mbaje këmbët, etikën në restorant, se si t’i qëndroje në tavolinë e shumë të tjera si këto. Po kështu, ajo revistë të orientonte se si duhet të hipje apo të zbrisje nga një makinë e, nëpërmjet saj shpërndante edukatë. Shqipëria e asaj kohe, e varfër, e lodhur dhe ende në mes Lindjes dhe Perëndimit, po tentonte kah kulturës perëndimore. Në atë kohë, Shqipëria kishte një mbretëreshë, Geraldinën. Ajo ishte hungareze e me gjak mbretëror, porse ende edhe sot e kësaj dite mbahet mend për sharmin e saj brilant. Problemet që pati mbretëria pas viteve 40 dhe ndalimi i rikthimit të saj në Shqipëri janë çështje që i përkasin historisë. Mua më intereson vetëm ajo lloj fryme aristokratike që mbretëresha Geraldinë u mundua të injektonte te shqiptarët. Familja mbretërore ishte në hije në mendjen time, deri ditën që, së bashku me gazetaren, u ulëm përballë Princit Leka dhe të fejuarës së tij sharmante Elia Zaharia. Intervista me të më la shije të mirë, për ca arsye të thjeshta. E para, për mënyrën se si princi trajton çdo pyetje dhe, së dyti, për analizën brilante që ai u bënte fakteve. Në sjelljen e tij gjeta klas, atë lloj klasi që nuk e gjen shpesh në mjediset shqiptare. Ai ishte i lumtur që kishte zgjedhur për grua atë vajzë, të cilën e konsideronte dritë në familjen e tij, ndonëse ajo “i kishte shkelur rregullat aristokratike” dhe në foton zyrtare kishte dalë këmbë përmbi këmbë. E rëndësishme për të ishte se Elia dinte të mësonte. Dhe që mësonte shpejt, sigurisht. Këtë e tregoi në ceremoninë e fejesës së tyre në Paris. Në planet e saj për të ardhmen ka shumë gjëra. Unë uroj t’i vërë në jetë, por, në fakt, mua këto pak më interesojnë.
Ajo që unë pashë tek Elia është femra që kërkon shumë nga vetja. Kjo është e rëndësishme. Pjesë e një familjeje mbretërore, e re, e bukur dhe me kulturë, ajo nuk do të sjellë dritë vetëm në familjen mbretërore; ajo do të sjellë dritë edhe në atë që shqiptarëve u mungon shumë, në aristokraci.

This post also exists in English Version


Tags: ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

The Princess We Really Miss

Next Post

E Ëmbël



Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

The Princess We Really Miss

Ky postim ekziston gjithashtu në Vesionin Shqip The Conduct is the secret. Whether it is classy or not, it is noticeable...

July 20, 2010