Latest

Pa Formë

Poetry / May 20, 2016

Ti nuk u bëre kurrë poezi,
as një varg i vetem…
nuk tentove as të ishe një degë luleje
që rritet e egër përkrah me një fije bari…
Nuk u bëre dot e ujshme që të zbrisje
me pikëzat e tjera në det..
Ti mbete si fjala që rrotullohet në mëndje,
që askush nuk di ta artikuloj…
Sikur të ndodhte të ishe një shenjë plage,
ose një faqe e grisur libri, një zhgarravinë,
të ishe copëz kristali mes dy xhamave
në një dritare avioni..
Sikur diçka të ishe unë do të të kisha parë
dhe do të të mbaja mend, njësoj si kujtoj
fjalët që shkruaja mbi dorë me kokrra qershie
që ishin të gjitha të lengshme,
krejt ndryshe nga ty…


Tags: , , , , , , , ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Dashuria Që Kapërcen Të Pamundurën

Next Post

Pse Burrat Dhunojnë Gratë? Historia E Njërës Prej Tyre.





You might also like

Leave a Reply


More Story

Dashuria Që Kapërcen Të Pamundurën

Historia E Një Vajze 32-vjeçare Të Infektuar Me HIV Kur imuniteti i trupit të saj ra dhe këputjet filluan të bëhen...

May 17, 2016