Latest

Pa Pengje

Poetry / June 24, 2014

Mjaftohu me ikjen,
me një këngë të vjetër në radion e gjymtuar,
me dy sy që nuk të ndjekin nga pas…
Mjaftohu me ikjen,
perkedhelu me eren që të ndihmon të dukesh si i marrë
që të bën të vërtetë në atë që s’do të jesh…
Mjaftohu me ikjen,
në një rrugë pa ngjyra, pa pemë, pa njerëz
mos ndalo mbi një kurriz ure për t’u parë në lumë
sepse ai rrjedh i çmendur poshtë teje
drejt një lugine që rri dhe e pret.
Mjaftohu me ikjen,
sepse kjo është dashuria që e ka një fund,
mos thuaj do luftoj për ty,
sepse në mua nuk ka asnjë mulli ere
e ti nuk je personazh…
Unë nuk dua të luftosh për dashurinë,
nëse ajo ka mbaruar…
As unë nuk luftoj,
as pendohem,
as qaj.
Madje qesh herë pas here,
që era të marrë në shkulmin e saj zërin tim,
që të qeshësh dhe ti kudoqofsh…
Mjaftohu me ikjen,
mua nuk më lëndon kurrë ajo që mbaron,
as muzika e vjetër nuk më trishton,
thjeshtë më kujton kohen kur ti ishe,
në buzagaz…


Tags: , , ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Para Stuhisë

Next Post

Shqipëria Do Bëhet Kur Kryeministre Të Jetë Një Grua





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

Para Stuhisë

Unë mund t’ia mbath prej teje edhe pa lajmeruar mund te iki e ti mbyll gjithë dyert që quhen komunikim e ti, ti nuk di të shkruash...

June 3, 2014