Latest

Para Humbëtirës

Poetry / November 7, 2014

Miqësitë janë një zinxhir,
ku ti u bëre hallkë e këputur…

Unë mund të të doja
po të ishte aq e thjeshtë
Mund të të falja,
po të mos ishte aq e vështirë!

Unë mund të të prisja
në një cep rruge,
për ta bërë udhen bashke,
mund të të jepja doren
për tu ngjitur në një rrëpirë…
Mund të isha e mirë
si kam qenë gjithmonë
edhe kur ti bëje shtrigën.
Të të buzeqeshja
kur hidhje helmësirë me vështrim.
Unë mund të vazhdoja
të isha sirenë e vogel
të paguaja haracin për tjeterkënd.
Po ja qe u lodha,
vendosa të ndryshoj përrallë,
është më mirë të sillem si Hirushe,
kështu nuk lëndohem kurrë si sirenë!


Tags: ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Shishtaveci I Skive, Atje Ku Turizmi Malor Pret Turistët

Next Post

Te Jesh Model Pozitiv Eshte Sfide





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

Shishtaveci I Skive, Atje Ku Turizmi Malor Pret Turistët

This post also exists in English Shishtaveci është vetëm 27 kilometër larg qytetit të Kukësit, por për të arritur...

October 7, 2014