Latest

Politika Ne Shqiperi Eshte Monopol I Burrave

Femra / July 28, 2014

This post also exists in English

Ajo është vajzë e nuse në Konispol, një qytet me mbi 4 mijë banorë. I ati ka qenë deputet i zonës në dy mandate para viteve ’90 dhe, në vitin 2011 Mimoza Arapit iu besua nga qytetarët, drejtimi i Bashkisë.
Edhe pse është pika fundore e Shqipërisë, Mimoza Arapi tregon me krenari se vendi i saj asnjë herë nuk u zbraz, ashtu siç ka ndodhur me fshatra të tërë kur u liberalizua lëvizja e popullsisë, madje në gjithë këto vite është shtuar. Konispoli krenohet me historinë e tij. Sipas Mimoza Arapit, Konispoli është një vend i emancipuar, ku gruaja respektohet e zgjidhet dhe, ajo e ndjen për detyrim ta meritojë besimin që i treguan konispolatët.

Zonja Arapi, ju drejtoni Bashkinë e Konispolit, pika më e skajshme jugore e Shqipërisë, si e ndjeni veten në këtë rol?

Ju falënderoj që më dhatë mundësi të shpalos disa nga vetitë e Konispolit si pika fundore e Shqipërisë së Jugut por që është vendi i parë kur has sapo kalon kufirin me Greqinë, është si pasaportë e parë. Unë ndjehem shumë krenare për të, e dua shumë këtë vend për të gjitha cilësitë e mira që kanë banorët e tij por përfshi këtu edhe përkushtimin tim në detyrën e kryetares së Bashkisë.

A janë burrat paragjykues që një grua po drejton Bashkinë, institucion shumë i rëndësishëm për një qytet?

Faktikisht është hera e parë në historinë e të gjithë zgjedhjeve dhe zhvillimeve që në krye të bashkisë është një grua. Megjithatë ajo mundësi që më dha Partia Socialiste dhe kryetari i saj por edhe përkushtimi im, mënyra e komunikimit, ndodhja pranë me njerëzit, i bindi ata që të votonin një grua, të votonin një qytetare të Konispolit dhe që në fund të fundit zgjedhja e një kryetare Bashkie është me votën e popullit dhe për këtë ndihem mirë që Konispoli u tregua i emancipuar që i besoi një gruaje. Kështu, këtë mentalitet do e kthej në përkushtim e mirënjohje për qytetarët e mi.

Si ka qenë jeta juaj para se t’ju njihnim?

Në profesion jam mësuese që prej 1990 kur mbarova shkollën e Lartë për Histori Gjeografi dhe për 21 vjet kam dhënë mësim në shkollën e mesme të Konispolit. E kam dashur dhe e dua shumë profesionin e mësuesit dhe i jam përkushtuar. Ndërkaq si e angazhuar në politikë me Partinë Socialiste kam qenë këshilltare, kryetare këshilli bashkiak dhe më pas kryetare bashkie.

Si u angazhuat në politikë?

Është gabim të thuash në periudhën e ndryshimit të sistemeve apo siç quhej periudha e tranzicionit, njerëzit qëndruan indiferent, nuk u pozicionuan në krah të një force politike, apo të thuash që dhe në ditët tona janë shumë pak njerëz të interesuar se në çfarë force politike mund të japin kontributin në organizimin, drejtimin e shoqërisë dhe shtetit. Unë përqafova dhe u ndjeva mirë te Partia Socialiste, sepse vetë programi i saj vetë thjeshtësia e të kuptuarit dhe vepruarit më bëri që të pozicionohesha pranë kësaj force politike, mbase dhe trashëgimia familjare. Këto janë të lidhura me njëra tjetrën po dhe vetë fjala sociale ishin më pranë njerëzve dhe kjo më bëri të isha një simpatizante, pastaj eksponent i partisë.

Si e vlerësoi bashkëshorti hyrjen tuaj në politike?

Nuk i përjashtoj këto raste të konfrontimit dhe ndalimit por do të thosha që unë ndjehem me fat në këtë drejtim. Ndjehem me fat për disa arsye. Në radhë të parë duke vlerësuar familjen si celula bazë e shoqërisë, kam ditur të jap në familje maksimalen time të mundshme për fëmijët, për bashkëshortin dhe në të njëjtën kohë të marr prej tyre këtë sakrificë maksimale. Dhe në rast se do thosha që është e gjithë merita ime që jam këtu do isha e gabuar pasi asnjë grua por edhe asnjë burrë nuk mund të eci përpara pa një familje të konsoliduar. Në momentin që kemi probleme me familjen, nuk mund të jemi as të suksesshëm por as me moralin e duhur për të bërë punë për të tjerët. Kështu që në këtë rast jam me fat. Artani nuk është vetëm bashkëshorti im, ai është shoku miku… njeriu më i afërt që unë ndaj shqetësimet gëzimet, ndaj kënaqësitë arritjet.

Sa e vështirë është të jesh grua në politikë

Vetë politika në Shqipëri është e ngarkuar dhe në një farë mënyre është bërë monopol i burrave. Mua më duket se nuk qëndron e keqja te shoqëria maskiliste por te emancipimi i kësaj shoqërie, duhet të jemi ne gratë që të mbështesim njëra tjetrën në rrugën e ecjes përpara. Me këtë nuk po them se jam feministe e gratë duhet të ecin të gjitha përpara, absolutisht jo, por të ecin përpara ato gra që e meritojnë dhe kanë për të dhënë potencialin e tyre pozitiv në shërbim të të tjerëve. Secila është profesioniste në një drejtim dhe gratë duhet të mbështesin njëra-tjetrën që të bëhen shumë e mandej të sfidojnë këtë shoqëri që i ka mbyllur dyert dashamirësisë së emancipimit të grave.

Po mes grave ka xhelozi?

Nuk mund të them që jo.

Kur vendosët të kandidonit cili ishte thashetheme më qesharak që keni dëgjuar për veten, sepse fjalët na vijnë në vesh?

Me thënë të drejtën thashethemet asnjëherë nuk i kam vlerësuar, si kam kushtuar vëmendje, pasi kam bërë një kompromis me veten, pak fjalë e shumë punë dhe, asnjëherë ato që janë thashetheme nuk meritojnë vëmendjen time, kështu që me sinqeritet se di fare thashethemin që mund të ketë qarkulluar. Mua më kanë shoqëruar fjalët e njerëzve për besimin që kanë treguar e kjo mbase e kushtëzuar nga mënyra ime e komunikimit. Është thjeshtësia dhe mënyra e drejtpërdrejt me të cilin komunikoj, ashtu si i ndjej në thellësi hallet dhe bëhem pjesë e tyre deri sa i fus në rrugën e zgjidhjes dhe në këtë kuadër të jesh njeri i drejtpërdrejt është edhe risk sepse gjykohesh, por kjo është rruga që unë kam zgjedhur.

Po me strukturat e partisë në Tiranë keni kontakte të drejtpërdrejta shiheni shpesh?

I respektoj të gjitha strukturat e PS sepse ishin ato dhe kryetari, që panë te unë njeriun që mund ti sillte fitoren partisë, pasi ishte humbur bashkia në zgjedhjet e mëparshme dhe s’mund të them që ishte e lehtë rruga e fitores sidomos e një gruaje, por më vjen mirë që atë besim unë iu ja përktheva në punë. Mund ta them që e shoh veten dhe borxhlije para tyre me gjithë besimin që më dhanë dhe nga ana tjetër ndjehem shumë e obliguar ndaj bashkëqytetarëve të mi për të justifikuar votën e tyre. Dhe, për të mbajtur këtë raport mes linjës së partisë dhe shërbimit të qytetarëve kuptohet që do një tejkalim të gjërave me qytetari, shumë punë bindëse për ti qëndruar strikt programit politik të partisë dhe të mos abuzoj me këtë pjesë që të mos pres ata që mendojnë ndryshe.

Cilat janë gratë që ju japin mbështetje juve që jeni më të reja?

Partia Socialiste ka shuam personalitete femra, të cilat në pozicione të ndryshme, kanë dhënë nga vetja e tyre për konsolidimin e partisë dhe do thosha që secila është një model më vete dhe alternimi i tyre na bën ne të marrim më të mirën.

Po ndonjë model botëror të femrës keni?

S’po them që dua të ndjek rrugën e saj por më ka pëlqyer gjithmonë epiteti që ka pasur, grua e hekurt, Theçer.

Ju sot jeni kryetare bashkie po a keni ndonjë synim politik përtej të qenurit kaq për shembull nëse do ju afrohej ndonjë post ministror?

Përgjithësisht ecurinë e jetës sime qoftë politike a profesionale e kam shtruar vetë me shumë përkujdes e përkushtim e në këtë moment në qoftë se do të thosha që jam e gatshme, e hapur, më duket si eufori dhe do të isha shumë e sinqertë me veten duke e pyetur nëse e bëja dot apo jo punën që do më ofrohej.

Cila është ëndrra juaj në sirtar për atë që do ndryshonit në Konispol?

Në rolin e kryetares së Bashkisë dua që ai programi i thjeshtë që unë përpilova për dhe me qytetarët të mos mbetet në letër. Ndjehem me fat që ai shesh që i mungonte Konispolit u vlerësua nga qeveria dhe do e kemi një qendër, por ajo që do doja është zgjidhja e problemi të ujit. Ka vështirësi në furnizimin me ujë dhe kjo edhe si pasojë se jemi në zonë jo ujë mbajtëse sepse jemi vendosur në shpat mali. Uji vjen një ditë po e një ditë jo.

Dita më e vështirë në punë?

Nuk ka pak ditë të vështira. Janë ato që plus ngarkesës gjatë gjithë ditës me pritjen e dëgjimit të halleve, ne i binin dyerve e na shoqëronte heshtja e opozitës së sotshme. Sot është një moment ndryshe, është një program i shkruar nga njerëzit për njerëzit. Durim do të thotë si reflekton kohën që je duke pritur.

Po dita më e lumtur?

Dita kur u miratua sheshi i Konispolit.

Si është administrata juaj?

Motivi im është administratë e vogël e funksionale. U kam dhënë mundësinë e përfaqësimit femrave dhe e di që e bëjnë punën më mirë se burrat…

OSCE Logo
Fuqizimi i Grave Ne Politike


Tags: , , ,



Rezarta Delisula
Rezarta Delisula
Rezarta Delisula punon si gazetare që prej vitit 1998. Ajo ka punuar në Gazetën Shqiptare nga viti 1998 deri në vitin 2005. Pas kësaj eksperience, ka punuar në Gazetën Panorama deri ne vitin 2007 kur u rikthye përsëri në Gazetën Shqiptare duke ushtruar detyrën e zëvendës-kryeredaktores.




Previous Post

I Am In Politics To Do Justice

Next Post

Politics Is Monopoly Of Men





You might also like

Leave a Reply


More Story

I Am In Politics To Do Justice

Ky postim ekziston gjithashtu në Vesionin Shqip Great people don’t always come in shining armour. They don’t have supernatural...

July 27, 2014