Latest

Romët nga vijnë dhe ku shkojnë…

Front Row / Publications / December 7, 2013

Romët mbërritën në Evropë rredh shekullit të 11-të. Sipas të dhënave për ta ata emigruan pas pushtimit mysliman të Indisë veri-perëndimore, rrugëtim që zgjati me sheku, cka bëri që kjo popullsi të njihej në gjithë Evropën si popullsi endacake. Endje që në fakt nuk vjen ashtu si thonë legjendat për shkak të jetës së tyre të lirë e të vendosur buzë lumenjve duke kënduar, kërcyer e bërë aheng deri në orët e vona. Ata që kanë studiuar historinë rome pranojnë se kjo popullsi ishte vendosur kryesisht buzë lumenjve, por jo për të pasur qëllim argëtimin. Ata vendoseshin buzë ujrave me qëllim që të shfrytëzonin ujin për tu larë e për të pirë. Arsyeja pse romët janë ngatërruar gjithmonë me egjyptianët kanë të bëjnë me zanafillën e njohjes së tyre nga popullsia evropiane. Romët janë shprehur në fillim se vinin prej Egjiptit të vogël cka i bëri të gjithë të besojnë që ata ishin e njëjta kombësi, referuar kjo ngjyrës së lëkurës dhe motivit të veshjeve në vija të përgjithshme shumë të ngjashme me ato egjyptiane. Një prift i quajtur Valyi Ishtavan fashiti legjendën që ata kishin prejardhje egjyptiane, kur krahasoi të folurën e tyre me gjuhën e tre studentëve indian. Romët në shekuj I kanë shoqëruar legjenda përbuzëse, cfarë ka bërë që popullsia vendase mos të afrohet e të zërë miqësi me këtë popull të quajtur endacak.

Madje në shekujt e kaluar grekët i quanin romët “astiganos” që do të thotë të paprekshëm, kjo sepse gratë rome si një mënyrë për të përfituar pak ushim apo ndonjë monedhë ushtronin fallin si një rrugë që i lidhte ata me perënditë.
Veshjet e tyre në përgjithësi kanë ngjyra dhe lule, frutullave në fund të futave tek gratë dhe frutulla tek fundet e fustaneve dhe benevrekeve të gjatë. Ky motiv për fat të keq ka humbur në shekuj, gjë që e trishton edhe vetë popullin rom, por gratë rome sot shprehen që kjo ka qënë një mënyrë për tu përshtatur me vëndasit. Popullsia rome ka qënë e njohur për punimet e zejtarisë, thurjen e xunkthit dhe përpunimin e hekurit. Tradita këto të mira, por që aktualisht nuk para janë ruajtur, përjashto romët e qytetit të Elbasanit dhe atë të Korcës. Persekutimi I romëve ka ndodhur në shekuj, ata janë akuzuar si farkëtarët e gozhdëve që u ngulën mbi trupin e Krishtit. Persekutimi më i madh dhe shumë pak i njohur është ai gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në kampet e përqëndrimit shumë romë u përdorën për eksperimente maKabre dhe më shumë se 600 mijë njerëz vdiqën në këto kampe.

Shqipëria dhe romët

Për ardhjen e romëve në Shqipëri ka disa të dhëna. Sipas një regjistrimi ottoman në vitin 1523 ishin 374 familje rome, ndërsa një autor italan jeP si kohën e vendosjes së popullsisë rome në Shqipëri vitin 1635. Sipas censusit të vitit 2012 popullsia rome në Shqipëri zë 0.30 përqind të së tërës. Ky fakt nuk është i pranuar nga romët të cilët këmbëngulin që ata janë disa qindra mijë në numër. Romët në Shqipëri njihen me disa emra, në dialektin gegë atyre u therrasin gabel dhe magjyp, në jug u thërrasin gabel dhe arixhinj, në veri-lindje njihen me emrin katal në dialektin korcar njihen si kurbatë ndërsa në Gjirokastër thirren me emrin e huazuar nga greqishtja, qifto. Në Shqipëri ka katër fise romësh të cilët dallohen prej tyre edhe nga dialeket e gjuhës, ata quhen kabullxhinj, meçkarë, çergarë dhe kartofë. Fiset dallohen prej njëri-tjetrit edhe për shkak të mënyrës sesi jetojnë, meçkaret janë fisi me i integruar dhe i japin prioritet shkollimit.

Shkollimi

Nga gjithë minoritete që ka Shqipëria, numri më i madh i analfabetëve vjen nga radhët rome. Në ndryshim nga komuniteti i egjyptianëve të Shqipërisë që edhe pse më të pakët në numër kanë shumë më tepër të rinj të arsimuar, romët kanë gjithsej reth 50 persona që kanë arsim të lartë. Kjo mangësi në arsimim ka sjell mangësi edhe në punësim dhe shumë sektorë të tjerë të jetës. Sipas mësuesve arsimimi i fëmijëve romë është nga detyrat më të vështira, sepse mungon gjuha e komunikimit me prindërit, deri aty sa kur mësuesit dërgojnë letër që prindi të paraqitet në shkollë prindi nuk di ta lexoj shënimin e mësueses, por prindërit e fëmijëve romë shprehen se duket të ketë diskriminim pozitiv për këta fëmijë, të tipit punë pregatitore apo punë jashtë klase, sepse shumica e tyre vijnë direkt nga rruga dhe mungesa e kopështit i bënë që të jenë më pak të pregatitur sesa fëmijët e tjerë. Nga ana tjetër problem i madh është mënyra sesi ata trajtohen nga fëmijët e tjerë që I përkasin rracës shqiptare dhe nga prindërit e fëmijëve të cilët nuk duan që ti ulin fëmijët në një bankë me ata romë. Kjo bën që jo shumë kohë pasi ka filluar viti shkollor, shumë prej tyre të fillojnë nga mungesat derisa ta braktisin shkollën. Edhe pse ka një ligj për arsimin e detyrueshëm deri në mbarim të ciklit 9-vjecar, që bën përgjegjës prindërit për mos-paraqitjen e këtyre fëmijëve në shkollë, deri në burgosjen e prindërve përgjegjës kjo nuk është vënë kurrë në zbatim. Shumica e këtyre fëmijëve në mos në fillim, më vonë e lënë shkollën në klasë të gjashtë ose në fillimin e të shtatës, ata për fat të keq përdoren nga prindërit, ose më saktë shfrytëzohen, duke i nxjerrë në rrugë për të shitur bajame. Në rastin kur fëmijët janë vajza ato mund të punojnë për familjen deri në moshën 14 vjecare dhe më pas mbyllen në shtepi, duke i konsideruar të rritura dhe shpeshherë të gatshme për tu martuar.

Martesat

Martesat e romëve sidomos të vajzave bëhen në mosha të hershme. Edhe pse martohen dhe bëhen me fëmijë rreth të 16-ve, ata për shkak të ndalimit me ligj të martesave në moshë të mitura nuk figurojnë të martuara në gjëndjen civile. Ka pasur dhe raste kur fëmijët e lindur prej tyre janë rregjistruar si fëmijë të vjehrrës. Martesat rome kanë humbur traditën e tyre të hershme të organizimit të ahengut në oborret e shtepive, ato si shumica e dasmave shqiptare bëhen në lokale, por elementi që ato ruajnë është sazet. Një gjë e mbetur në disa fise rome është elementi i virgjërisë. Nëse dhëndri konstaton që gruaja e tij nuk është e virgjër, ajo kthet të hënën me ceremoni tek prindërit e saj.

Punët

Romët sot bëjnë punët më të rëndomta të shoqërisë shqiptare. Shumica e tyre ushqehen nga biznesi i riciklimit të plehrave. Mbledhja e kanaceve, kartonëve dhe shisheve të qelqit i detyron ata që të kalojnë shumicën e kohës nëpër kazanët e plehrave. Është një numër shumë i vogël ai i punësuar në biznesin e shitjes së rrobave dhe sendeve të vjetra.

Gjuha

Ndoshta nëse romëve do tu kishte ndodhur ai lloj asimilimi që ka ndodhur me egjyptianët e Shqipërisë as romët sot nuk do të ishin një minoritet. Por romët kudo ku kanë qënë kanë ditur ta ruajnë me fanatizëm gjuhën e tyre. Pavarsisht se ata kanë katër dialekte ata merren vesh mes vedi shumë mirë. Sigurisht ndër shekuj gjuha e tyre është pasuruar me fjalë në varësi të zhvillimeve historike, fjalë që nuk janë njohur nga të parët e tyre si autostradë, kompiuter, bashki, zyrë etj… ata e kanë ruajtur gjuhën e tyre brez pas brezi, por sot ata kërkojnë nga shteti shqiptar që ai ti ndihmoj me futjen e kesaj gjuhe në shkollë, në zonat ku ata janë më së shumti të përqëndruar. Metodë e tillë është implementuar me sukses në Rumani ku me mijra fëmijë romë sot dinë ta shkruajnë gjuhën e tyre. Fatkeqësisht edhe pse jemi në dhjetëvjecarin e kulturës rome, duket se Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap para në ndihmë të kësaj kulture. Ka disa shembuj pozitiv që mbeten të paktë në numër, si rasti i emisionit “Na njihni pastaj na paragjykoni”, që shfaqet në një tv lokal në qytetin e Korcës ku lajmet jepen në shqip dhe romisht. Ky emision ka qënë një ndihmë shumë e madhe për këtë komunitet dhe një hap i guximshëm drejt nismave të tilla. Megjithatë emergjente për këtë minoritet mbetet punësimi, sepse të dhënat e institucioneve ndërkombetare tregojnë se kjo popullsi është dy herë më e varfër sesa popullsia shqiptare, shoqëruar kjo edhe me jo pak raste kur ata përzihen apo ju shkatërrohen banesat në zonat ku janë vendosur. Vetë shoqatat rome sot duket sikur janë forcuar dhe kanë krijuar edhe federatën e përbashkët që do të shërbejë si ombrellë për këto organizata. Duket se dicka ka filluar të lëvizë, por duke pasur parasysh kushtet mizerabël ku kjo popullsi jeton është ende shumë larg nga arritja e një rezultati…

Publikuar Revista Klan


Tags: ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Dekada rome, ç'ka ndryshuar për ta që nga miratimi i Strategjisë

Next Post

Hermetike





You might also like

Leave a Reply


More Story

Dekada rome, ç'ka ndryshuar për ta që nga miratimi i Strategjisë

Romët janë ata njerëz që në shoqërinë tonë sot i gjen duke gërmuar nëpër kazanë plehrash, në të shkuarën shisnin...

December 7, 2013