Latest

Shenjtëria E Imazhit Të Mirë…

Editorial / August 23, 2010

This post also exists in English Version

Gazetaria ka mbërritur tek unë shumë vite më parë, për t’u bërë pjesë e rëndësishme e jetës sime. Kam dashur t’i ofroj asaj më të mirën; kam bërë të pamundurën që çdo gjë, që mbante në fund emrin tim, të ishte një material i mirë, i lexueshëm, i besueshëm dhe korrekt. Sigurisht që nuk jam personi që i njeh më mirë rregullat e gazetarisë dhe nuk mendoj se do t’ia lejoja vetes “të shisja mend” për këtë, por, të paktën në gjithë këto vite kam mësuar vetëm një gjë: të shkruaj një lajm të vërtetë. Të kontaktoj më shumë se një burim për informacionin që do të paraqis në lajmin tim dhe, sidomos të kontaktoj gjithmonë me subjektin, i cili akuzohet ose i përdoret emri në lajme të tilla. Këto i them, pasi jo më larg se një muaj më parë pashë që një pjesë e gazetave u mbushën me një lajm diskriminues kundrejt Albanian Airlines që, për hir të së vërtetës, është kompania më e vjetër e fluturimeve dhe që ndoshta është kompania te të cilët kolegët e mi kanë prerë më shumë se kudo tjetër bileta ndër këto vite. Gjatë kësaj kohe, kam mësuar një gjë: kush e njeh këtë kompani, nuk heq dorë kurrë prej saj, sepse njerëzve u pëlqen të jenë tradicionalë dhe të ndërtojnë marrëdhënie me njerëz, sende apo situata. Kështu më ndodhi kur rezervova një biletë për një mikun tim, sepse, kur thashë emrin e tij, një prej vajzave në zyrën e shitjeve më tha se është pasagjer i hershëm i Albanianit (kështu janë mësuar të gjithë t’i flasin kompanisë). Janë pikërisht këto arsyet që më çudisin për papërgjegjshmërinë e gazetarëve që shkruajnë lajme të tilla. Është mjaft e lehtë të hedhësh baltë mbi punën e një kompanie, individi apo çfarëdolloj tjetër qoftë, por është e vështirë që të zbukurosh apo të ndërtosh një imazh të mirë. Dhe, për të ndërtuar një imazh sa më të mirë, për këtë kompani punojnë qindra njerëz, të cilët i gjen nëpër zyra edhe ditëve të pushimit, ose orëve të vona të natës. Dhe nuk punojnë për pronarin e kësaj kompanie; këtë jua siguroj: punojnë thjesht për veten e tyre, për të nderuar imazhin e tyre, pagën e tyre dhe, si rrjedhim, edhe këtë kompani. Që prej një viti, kjo kompani i përket Grupit Evsen. Ka qenë sfidë për këtë grup, lojë e fortë nervash, studim tregu, matjesh pulsi, fitoresh dhe idesh të reja. Pas një viti, në këtë kompani të gjithë ndihen të sigurt; ka punë, qetësi dhe buzëqeshje në të gjitha zyrat. Ka njerëz që nxitojnë për të kapur ritme të reja. Është kjo për të thënë që, kur shkruan një lajm është mirë që telefonat të tringëllojnë, të pyeten personat, të gjendet një gjuhë e përbashkët, për të ditur të gjitha të vërtetat. Kur erdha për herë të parë në këtë ambient, isha e habitur. Këtu tek Albaniani fliten shumë gjuhë. Mua më pëlqen ta quaj një lloj OKB-je e vogël: janë njerëz që kanë bashkuar përvojat e tyre të suksesshme, për të realizuar më të mirën. Dhe, sigurisht që në fund të këtij shkrimi lexuesi mund të mjaftohet të ngrejë kokën dhe të shohë nga dritarja e avionit, për të menduar edhe njëherë qetësisht se imazhi i mirë është diçka e shenjtë dhe, asnjë sharlatan, sado i papërgjegjshëm qoftë, nuk mund ta rrënojë me një të trokitur në tastierë…

This post also exists in English Version


Tags:



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

The Sacredness Of Good Image...

Next Post

Books





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

The Sacredness Of Good Image...

Ky postim ekziston gjithashtu në Vesionin Shqip Journalism came to me many years ago to become an important part of my life....

August 23, 2010