Latest

Te Dua

Poetry / July 8, 2011

Të dua në të gjitha arratisjet e mia…
Kur flokët ngatërrohen me erën e shpikin thashetheme…
kur mundohem të ngjitem për të njëqindën herë
në të njëtin monopat ku jam rrëzuar…
të dua kur bëj si e heshtur, por dua të flas,
kur hesht sepse dua të mësoj, si të të dëgjoj…
të dua kur betohem se do të harroj,
kur në pasqyre shihem brenda syve te tu…
Kur ulem këmbëkryq në mes të rrugës
Dhe sillem si fëmijë…
Kur harroj vitet që më tërheqin për dore,
Në emër të një logjike të marrë
E cila më ka ndaluar lodrat, lisharzet dhe orët e vjedhura te mësimit…
Të dua kur mbyll telefonin për t’i ikur shpirtit tënd…
Kur qaj thellë vetes me ulerima të shurdhëta…
Kam mesuar te rritem per ty, te behem femije…
Të jem e jotja po aq sa e vetes…
Kam mësuar të dorëzohem si nje rob i kapur mat…
Të dalloj nga ty nga pelerina që mbart…
Që ti të mos hutohesh ku mbaron ti, ku filloj unë.
Që kur të puthesh të besosh që nuk po puth veten…


Tags: ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Rrugët, Dritat Dhe Thethi...

Next Post

Shqipëria Jonë





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

Rrugët, Dritat Dhe Thethi...

This post also exists in English Version Ideja për të shkruar këtë shkrim më erdhi një mbrëmje, gjatë një diskutimi...

June 21, 2011