Latest

Te Jesh Model Pozitiv Eshte Sfide

Meshkujt Per Femrat / February 20, 2015

This post also exists in English

“Fuqizimi i grave në politikë” është një publikim i cili meriton të përshëndetet e t’i urohet sukses.
Është e vështirë që në pak rreshta të thuash gjithçka për një temë e cila meriton shumë më tepër se fjalët. Në një shoqëri e si e jona, e cila akoma nuk ka gjetur ekuilibrin e duhur, të jesh model pozitiv, e aq më tepër një grua e suksesshme në politikë apo në jetën publike është një sfidë aspak e lehtë. Një terren me shumë rrugë të panjohura, me një politikë konfliktuale, me një sistem ku meritokracia po zëvendësohet dita ditës nga servilokracia, është e vështirë për cilindo që përfaqëson një model ndryshe, pavarësisht gjinisë që ka, të vendosë pa dilema për tu angazhuar në politikë.
E megjithatë të nderuara zonja ju duhet të angazhoheni. Si gjithçka në jetë dhe politika ka sfida e vështirësi, por ka dhe mundesi e shanse për të kontribuar pozitivisht, për të punuar ndershmërisht për një Shqipëri më të mirë, për të thënë nesër që unë isha aty, nuk u fsheha, nuk fola për problemet e vendit tim vetëm në kafene apo në floktore, nuk u tremba nga të panjohurat, nuk mendova vetëm për familjen time, por, ofrova talentin, sinqeritetin, përkushtimin, butësinë, këmbënguljen, ngrita zërin dhe thashë të vërtetat, u përballa me burrat por dhe bashkëpunova me ta, bëra të gjitha përpjekjet që Shqipëria e fëmijve tanë të jetë më e mirë se e jona.
Ditët më të mira në jetë nuk janë ato që kemi kaluar, ditët më të mira janë përpara nesh. Në botë ka shumë emra zonjash që inspirojnë breza me rradhë. Janë, serioziteti, përkushtimi, dashuria për vendin e tyre, arti i të bërit politikë që i bën të tillë këto emra. Unë besoj fort se çdo grua e ka vullnetin, përgatitjen e kurajon që, ashtu siç rrit me përkushtimin maksimal fëmijët e saj, me të njëjtin përkushtim të kontribojë në jetën politike në vend. Sot është rradha e këtyre zonjave të nderuara, të cilat meritojnë përgëzime të veçanta për të qënë pjesë e këtij publikimi, nesër mund e duhet të jetë rradha e cilësdo prej jush.

OSCE Logo
Fuqizimi i Grave Ne Politike


Tags: , ,



Gazmend Oketa
Gazmend Oketa
Gazmend Oketa is a former Minister of Defense and Deputy Prime Minister of Albania. Oketa is one of the founders of the New Democratic Spirit party (in Albanian: Fryma e Re Demokratike) and has been its first leader.




Previous Post

Para Humbëtirës

Next Post

Being A Positive Role-Model Is A Challenge





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

Para Humbëtirës

Miqësitë janë një zinxhir, ku ti u bëre hallkë e këputur… Unë mund të të doja po të ishte aq e thjeshtë Mund...

November 7, 2014