Latest

Ti Nuk Vlen

Poetry / January 25, 2019

Ti nuk vlen,
as sa një kartë telefoni
Ti nuk vlen,
as sa një kërkim i thjeshtë pulti për të ndryshuar stacion
Ti nuk vlen,
as sa një palë atlete firmato, fallco
Ti nuk vlen,
as sa parfumi që hedh mbi lekurë.
Ti je mall i lirë,
të konsumojnë njerëz pa shije,
Të përdorin politikanët,
teksa ti ndihesh nderuar që po përdoresh.
Për ty nuk ka shpresë,
asgjē nuk blihet me atë që ti vlen.
Ti rropatesh të dukesh dikush që nuk je,
ndërkohë që as përpiqesh të bëhesh.
Por ti je diçka,
je libri që asnjë fëmijë nuk duhet ta lexoj,
je filmi që duhet të ndalohet përjetë,
je zhgënjim sesi rraca njerëzore mund të dështoj,
je theqafje para një gote vere që ta shesin për të shtrenjtë…
Ti nuk vlen,
as sa këto vargje që mi nxjerr prej skutave më të errëta,
sado që përpiqem të të injoroj!


Tags: , , , , ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Vjetërimi I Dashurisë

Next Post

Poezi E Lënë Në Mes...





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

Vjetërimi I Dashurisë

Më është vjetëruar dashuria jote, Më ka dalë prej qejfit... Edhe ti vetë je zvogëluar, plakur, tkurrur Humbur...

January 24, 2019