Latest

Unë Jam Njeri Interesant, Por Emri Im Jo!

Blog / Slider / April 2, 2015

Sa herë që dëgjoj një emër absurd pyes veten nese njeriu që e ka, është i inatosur me prindërit e tij apo jo, nëse i ka urryer sadopak nëpër vite, nëse i urren akoma, apo thjeshtë i ka falur, duke i mbajtur inat vetëm injorancës së tyre. Disa vjet më parë në të gjitha gjëndjet civile të Shqipërisë u vu një lajmërim që ndaloheshin me ligj emra si “Zehere, Qivure, Sheqere, Pseerdhe, Mbarime dhe plot të tjerë… Sado të pavërtetë të duken shumë prej këtyre emrave, secilit nga ne i ka rastisur të njoh patjetër dikë me emër të çuditshëm, të mos flasim pastaj për mbiemrat që një zot e di pse familja apo fisi nuk shkon ti ndërroj e kështu të heqi nga vetja barrën e budallallëkut që trashëgon prej paraardhësve. Kur isha fëmijë kam njohur një vajzë që quhej Silvana Rrapi Dardha, ku Rrapi ishte emri i babait të saj. Para disa vitesh, shoferi i një linje autobusi që na çonte në plazh quhej Sovjetik, ndërsa një djalë tjetër që kam njohur dhe që të gjithë e thërrisnin Ermir, emrin real e kishte Admiral. E çuditshme të duket sesi mund të legjetimohet injoranca. Po kështu disa muaj më parë në Francë u ndaluan me ligj dy emra fëmijësh “Luleshtydhe” dhe “Nutella”, motivacioni ishte i thjeshtë; konsiderohen emra denigrues dhe mund të shtrembërojnë negativisht karakterin e fëmijës që do jetë gjithmonë i shigjetuar prej fëmijëve të tjerë. Jo më larg se mbrëmë një shoqe më shkroi një histori duke më treguar që atje ku punon ka ndeshur në gjithëçfarë lloj emrash të çuditshëm dhe qesharak, por historia e përjetuar prej saj ishte realisht mjaftë e goditur. Për të mos atakuar persononat real, unë do bëj vetëm pak ndryshime në mbiemra, por duke ruajtur gjithë detajet që i japin ngjyra humoristike historisë. Ajo më shkroi se punon në një sektor që mbulon me uniforma, punonjës të disa kompanive të fuqishme në Shqipëri. Në listën e të dhënave për punonjësit që pajisen me uniformë nga kompania e saj, shënohet emri, mbiemri dhë përmasat trupore të secilit prej tyre. Kështu ajo duke u nisur nga emri i punonjëses Lumturi Trangulli dhe përmasat trupore, i pregatiti pakon e uniformës. Disa ditë më vonë në kompani i’a behu Lumturiu. Pasi priti për disa momente në sallë, një nga punonjëset i afrohet edhe e pyet: “Po zotëri, përse keni ardhur?” Lumturiu u përgjigj: “Dua të ndërroj këtë uniformën”. Punonjësja e pyeti nëse uniforma nuk ishte në përmasat e duhura dhe ishte për gruan e shefit të tij, por ai u përgjigj se unë jam Lumturiu, më kanë nisur gabimisht uniformë femrash, ka edhe fund”. I shkreti Lumturi, kushedi sa herë mund ti kishin ndodhur ngatërresa të tilla. Tani ai e merrte me sportivitet, madje u kishte treguar që në një trajnim jashtë Tirane, ata do flinin në një hotel në Vlorë. Duke u nisur nga emri atë e kishin vënë për të fjetur në një dhomë me Mimozën. Shoqja ime nuk e dinte sesi u kishte vajtur filli Lumturiut dhe Mimozes kur ishin takuar në dhomë, por ajo vuri mend nga kjo histori – të lexoj deri në fund të dhënat, sidomos ato të gjinisë, para se të jap urdhër për pregatitjen e pakove… Megjithatë edhe pse disa emra janë ndaluar, ka plot të tjerë që vihen sepse prindi kështu dëshiron dhe punonjësi i gjendjes civile nuk ia ka ngenë ti ndryshoj mëndjen. Ja për shembull në të ardhmen mund të na ndodh që dikush me emrin Demokrat të jetë kryetar i partisë socialiste…


Tags: ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Arratisje

Next Post

Tiranë - Peshkopi Dhe Kthim



Leave a Reply


More Story

Arratisje

Sa herë bie në dashuri me ty, dua gjithmonë të çmëndurin brënda teje, kurrë të mirin... Sepse i çmënduri ka vetinë...

March 21, 2015