Latest

Ushtar

Poetry / April 1, 2014

Unë jam një ushtar,
Por ti s’je mbreti im!
Jam një re në qiell dimri
Ose një pemë në shkretëtirë…
Jam e pathëna e sekretit tënd,
Faltore ku ti rrëfen mëkatin!
Unë kam në shpinë gjurmët e një qytetërimi
Kur ti ishe faraon, por mungojnë hieroglifet.
Kam qënë kujtesë që lidhte të gjallë e të vdekur,
Kam qënë këngë gëzimi në një repertor lufte…
Kurse ti ke lindur mbret,
Por nuk ke udhëhequr asnjë luftë…
Ke urdhëruar vetëm shërbëtorët.
Kurrë një ushtri!! Kurrë mua!!!
Unë jam një ushtar mbret,
Por ti s’je mbreti im!!!!


Tags: , ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Si Ndihesh Kur Je Nëna E Një Homoseksuali?

Next Post

Gjyshi





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

Si Ndihesh Kur Je Nëna E Një Homoseksuali?

This post also exists in English Version Para disa ditësh një miku im më dërgoi një letër, ishte fjalimi i nënës...

March 30, 2014