Latest

Vitet 1800, atëherë kur homoseksualizmi nuk ishte tabu

Publications / February 27, 2003

Flasin dokumentet historike

Është pothuajse e ndaluar, ka reagime negative në ambiente publike nëse flet për lidhjet e dashurisë midis dy meshkujve në ditët tona. Por historia “rrëfen” të kundërtën. Shqipëria e 200 viteve më parë ka qenë shumë e hapur kundrejt kësaj marrëdhënieje. Aq e hapur sa kishte dhe shërbesa liturgjike për të bashkuar dy meshkuj. Dhe të gjithe e dinin se ky lloj raporti nuk ishte thjesht vëllazërim, por më shumë. Një marrëdhënie dashurie që i kapërcente kufijtë dhe shkonte në kontaktin seksual. Në materialet e Stephen O. Murray, shpjegohet gjithë kjo lloj marrëdhënieje, që sot është mbuluar me petkun e një raporti normal,ku devijancat homoseksuale nuk ekzistojnë. Në Shqipërinë e këtyre viteve flitet edhe për qejfet e “shthurura” të vezirit të Janinës, Ali Pashë Tepelena. Një harem me femra që “përdoreshin” rrallë nga pashai i madh dhe një i tillë me djem. Mes tyre një grek i ri me tipare femërore i dashuruar pafundësisht me vezirin. Quhej Athanasi Vaya. Ishte i besuari i pashait dhe i dhënë deri në marrëzi pas vezirit të madh. Këtë lloj dashurie e kishte deklaruar publikisht. Thoshte se, nëse një tjetër do ta donte vezirin më shumë se ai, do ta vriste. E po kështu edhe në rastet kur veziri do t’i kushtonte më shumë vëmendje një tjetër mashkulli. I vëllai i tij ishte shkolluar në Evropë me paratë e vezirit. Nga ana e tij veziri i kishte kërkuar vetëm një “shpërblim”, t’i përkthente literaturën pornografike evropiane. Në dokumentet e asaj kohe theksohet edhe një gjë tjetër. Fjala “mëkat”, sipas konceptit kristian, nuk ekzistonte. Ajo nuk njihej, pasi raportet ishin të hapura dhe të pranuara si normale. “ir.sha”
Dokumentet “rrëfejnë” marrdhënien e Vezirit të Janinës me një djalosh grek të dashuruar marrëzisht me të

Homoseksualizmi në oborrin e Ali Pashës

Praktikat seksuale ishin të “mbështjella nga një heshtje e thellë”

― Stephen O. Murray

Siç theksohet nga Eduard Gibën, megjithëse Shqipëria është vetëm pesëdhjetë milje larg nga thembra e çizmes italiane, vendi dhe populli i saj është pothuajse i panjohur. Pjesa e mëposhtme nga biografia e Ali Pashës, e shkruar nga Uilliam Plomer, nxjerr në pah shkrimet romantike rreth “karakterit kombëtar” të shqiptarëve.
Ndoshta, për shkak të origjinës së tyre Scythian, ata u vetëquajtën shqiptarë, dhe flasin një gjuhë të përzierë me baza Slavonike… Gjysmë barinj dhe gjysmë luftëtarë, të devotshëm ndaj maleve të tyre dhe me trajta të trashëguara heroike nga e shkuara e tyre e largët… ata e quanin me krenari veten e tyre “Palikarë” ose të zotë… Ata ishin shumë të dhënë pas praktikave homoseksuale, dhe në këtë drejtim ishin krejt të shpenguar. Paralelizma me këtë mund të bëjmë me lehtësi me raca të tjera në kohë të ndryshme, të cilat bëjnë një tip jete formale ose ushtarake, që femrat i mbajnë nën udut dhe, përpara tyre si një imazh i përsosmërisë, shkojnë me luftëtarin e ri. Fenomene të tilla mund të gjenden në Greqinë e vjetër, Gjermani, Zulutë në kulmin e pushtetit të tyre, në Japoni, siç përshkruhet nga Saikaku. Këtu nuk bëhet fjalë për degjenerim, shqiptarët janë një racë e shquar për përsosmëri fizike, që jetojnë një jetë të vështirë, në një vend të ashpër, me një klimë pak a shumë të egër. Ata, gjithashtu, nuk mund të akuzohen për dobësi morale, pavarësisht nga ato që mund të thonë kristianët, ata nuk përmenden thjesht për zotësinë e tyre, dashurinë për liri, apo devotshmërinë ndaj maleve dhe vendit të tyre, po për besnikërinë dhe mirënjohjen ndaj miqve dhe mirëbërësve, gjithashtu, edhe për gjallërinë e ndjenjave të tyre. Ishte zakon midis djemve të rinj, të cilët ishin të lidhur ngushtë, që t’i betoheshin njëri-tjetrit për besnikëri të përjetshme, dhe ky nuk ishte thjesht një shfaqje sentimentaliteti apo sensualiteti, apo të dyja bashkë, është vërtetuar me fakte se një kontratë e tillë ruhej dhe ishte e shenjtë dhe ishte më e qëndrueshme nga sa është për ne martesa apo miqtë, aq sa nuk njihet asnjë rast i shkeljes së kësaj kontrate.

Dashuria mashkullore

Në shekullin e njëzetë, një linguist gjerman i panjohur familjar me Shqipërinë (për të cilin dyshoj se ka qenë balkanologu i njohur Gustav Ludvig Ueigand) i shkruan Pol Nacke se, midis grekëve ortodoksë toskë të jugut të Shqipërisë, dashuria midis meshkujve është shumë e fortë, pikërisht siç e ka përshkruar Hahn (1853). Unë kam kryer kërkime ndërmjet personave të afërt me këtë vend, gjermanë, rusë dhe vendas dhe të gjithë ma konfirmuan qëndrimin e Hahn pikë për pikë. Për djaloshat dhe meshkujt e bukur, këta shqiptarët ushqejnë një dashuri vërtet entuziazmuese. Pasioni dhe xhelozia e heshtur janë kaq intense sa që edhe sot ata vrasin njëri-tjetrin për shkak të një djali. Mua më raportuan shumë raste të tilla. Në veçanti, mendohet që një dashuri e tillë të ketë lulëzuar mes myslimanëve… por edhe kristianët i falen kësaj amour masculus (dashurie mashkullore). Po aq e vërtetë është se paktet e vëllazërisë kur ndodhin midis kristianëve, bekohen nga prifti në kishë dhe të dy vëllamët marrin naforën. Ndryshe ndodh me turqit. Hanxhiu im në Ohrid është bërë vëllam gjaku me një mysliman shqiptar (geg). Ata çpuan gishtat dhe thithën pak nga gjaku i njëri-tjetrit. Tani, secili prej tyre duhet ta mbrojë tjetrin deri në vdekje dhe kjo për një mik kristian është një garanci e rëndësishme.
Pasi vuri re se ky shkëmbim gojor ishte zakon për turqit, korrespondenti i Nacke, shpjegon se shqiptarët praktikojnë një shkëmbim të ngjashëm. Megjithëse, praktikat seksuale janë të “mbështjella nga një heshtje e thellë”, Nacke dhe korrespondenti i tij nuk mendojnë se dashuria midis meshkujve dhe paktet e vëllazërisë së gjakut në Shqipëri janë thjesht platonike.

Kronikë nga pallati i Vezirit të Janinës

Fransua Pouqeville (1770-1883), konsulli i pakënaqur i Napoleonit në pallatin e Ali Pashës në Janinë, pranoi se kuptimi i fjalës ‘mëkat’ mungonte në kalimin nga moraliteti Katolik Romak te shqipëtarët:
Duket se në qoftë se një pasion shkel ligjet bazë të natyrës sonë, kjo është një nga demonstrimet më ordinere të barbarizmit. Shqiptari nuk është më pak i joshur në këtë drejtim nga banorët e tjerë të Greqisë moderne, dhe në dukje, ata nuk e kanë idenë e përmasave të mëdha të këtij krimi; sidomos qysh kur, përpara se ai të diskreditohet, ai e shikon të ruajtur një krim të tillë nga i pari i tij. Jeta që bëjnë këta njerëz, ditët prej ushtari të kaluara nëpër kampe, ndoshta inkurajojnë këtë pasion revoltues. Kjo është e përgjithshme për të gjitha klasat e shoqërisë. (Pouquville) Ndryshimi më i madh midis këtij raporti dhe të tjerëve, është se Pouquville nuk e lidhi tendencën e pederastisë me lirinë jo me vetminë (mospasja e mundësisë për t’u lidhur me një femër pa martesë). Konteksti tjetër i këtij teksti është se “gratë nuk janë të mbyllura në çelës e pas hekurave, por në malësi ato mund të shihen duke ecur lirisht dhe me fytyrë të zbuluar”. Shefi, të cilit i drejtohej Pouqueville, është Ali Pasha (1741-1822), veziri otoman i Shqipërisë dhe ati i Veliut, veziri i pjesës më të madhe të Greqisë. Megjithëse, ai zotëronte një harem prej pesëqind-gjashtëqind grash, një vëzhgues tjetër francez, Baron de Vaudoncourt (1772-1845), shkroi se Aliu “më shumë është i dhënë pas kënaqësive Sokratike dhe për këtë qëllim, mban një harem të madh me të rinj, nga të cilët ai zgjedh shoqëruesit e tij, bile dhe oficerët e tij kryesorë”.

Greku që dashuronte Ali Pashën

Pasi përmend “ganimedët, djelmoshat e rinj në petkat e tyre të çmuara dhe shajet e tyre të argjenta” grekë të Ali Pashës, në të njëjtën kohë, Christove tregon:
I vetmi grek që Ali Pasha donte dhe besonte qe Athanasi Vaya, i cili thoshte se, nëse dikush do të tentonte t’i qe besnik zotërisë së tij më shumë se ai, ai do ta vriste atë menjëherë. Në Greqinë e Epirit, bukuria klasike e racës së tij e kishte rimishëruara atë në një model të gjallë… Vetëm atij, në një galaksi të tërë leitnantësh, adjutantësh, ministrash dhe shërbëtorësh të të gjitha llojeve, i lejohej të ulej në prani të Ali Pashës. Ai ishte i papajtueshëm me grekët, dhe me një mendjemadhësi dhe posesivitet karakteristik, ai ishte xheloz për këdo që i afrohej mikut të tij, Pashait. Për të gjithë përveç Yussuf-Arapit [gjysmë vëllait të Ali Pashës]. Këta dy të shtrenjtë të Pashait, ishin çuditërisht të lidhur me njëri-tjetrin, asnjëri prej tyre nuk bëhej xheloz për të preferuarin tjetër të zotërisë. Athanasi vazhdimisht tregonte mungesë interesi për gratë, … besnikëria për mikun e tij Ali ishte po aq jetëgjatë sa rinia e tij. Ai, shpesh, shtrihej si një qen në këmbët e një kolltuku, ku Aliu bënte gjumin e tij të pasdites. Christove bën kontrastin midis “feminist dhe ledhatues” me “mashkullor, i ashpër dhe distant” në sjelljen e tij me Yussuf-Arapin. Më vonë, në biografinë e tij, ai përshkruan vallëzimin në rreth të më shumë se dyzetë “ganimedëve” të organizuar nga Ali Pasha për Frederick North, helenofilin e zjarrtë, fisnikun e Guilfordit. Megjithëse vallëzimi ishte “i kufizuar në shumëllojshmërinë e lëvizjeve, sidoqoftë, ai ishte i mbushur me lëvizje dhe pozicione eksituese, të llogaritura në mënyrë të tillë, që të shfaqnin sa më mirë format e trupit” (Christove 1941).

Femrat, të papërfillura nga meshkujt

Xhorxh Gordon Lord Bajron, miku i tij i Kembrixhit dhe shoku i tij i udhëtimit Xhon Kem Hobhauz, vizituan kështjellën e Aliut në vjeshtën e vitit 1809. Hobhauz shkroi se:
Shqiptarët jetojnë të pavarur nga seksi tjetër, të cilin ata nuk e përmendin kurrë, dhe nuk ja ndjejnë mungesën në dëfrimet e tyre të zakonshme. I njëjti zakon është pasojë e një sistemi, i cili u është transmetuar atyre deri-diku në një kuptim në të cilin asnjë komb, ndoshta, as modern apo antik, vetëm në qoftë se ne në mënyrë të pavullnetshme marrim Tebanët, nuk mund të na sjellë shembuj të tillë. As Taifali Gotik nuk mund të krahasohet në këtë kontekst. Ju duhet të keni prova të mjaftueshme për vërtetësinë e kësaj gjëje, veç në rast se unë nuk jam në dijeni të shumicës së gjërave, apo ndoshta këto janë shpifje të historianit të madh Latin, i cili thotë: “Scelera ostendi oporteat (dum puniuntur) flagitia abscondi” (krimet duhet të përshkruhen me detaje dhe të trajtohen me drejtësi, por neveria duhet të mbetet e fshehur).
Sipas shpjegimit të Crompton, këto shënime ishin “për të vënë në dijeni të diturit” me aluzione mbi bandën Thebane dhe për Romakun antik Taifali, reputacionin ushtarak të të cilit historiani i shekullit të tetëmbëdhjetë e konsideronte:
Të degraduar dhe të helmuar nga imoraliteti publik i mënyrës së tyre të të jetuarit. Çdo i ri, me hyrjen e tij në këtë botë, lidheshin në një shoqëri të nderuar, dhe në dashuri brutale, me një luftëtar të fisit; ai as që mund të shpresonte të çlirohej nga kjo lidhje çnjerëzore, derisa ai të kishte provuar burrërinë e tij duke vrarë në një dyluftim, ndonjë ari të madh, ose ndonjë derr të egër të pyllit.

Veziri “joshet” nga Bajroni

“Luani i Janines” ishte i interesuar te krijonte marrëdhënie të mira me Anglinë dhe i tërhequr nga djaloshi 21-vjeçar, i bukur e pa mjekër Bajron, i cili i shkruante të ëmës atë që Aliu i kishte thënë: “….ai eshte i sigurt se une jam nje foshnje, sepse une paskam veshe te vegjel, floke kaçurrela dhe duar te vogla te bardha, dhe tregohet i kenaqur nga aparenca dhe veshja ime. Ai me thote ta konsideroj ate si nje baba gjithe kohes se qendrimit tim ne Turqi dhe me thote se ai me konsideron mua si djalin e tij. Ne fakt ai me trajton si nje femije, duke me derguar bajame, sheqerka e fruta 20 here ne dite. Ai me lutet ta vizitoj shpesh, dhe pikerisht neteve kur ai eshte me ne qejf».
Vitin tjeter ne versionin origjinal te Kenges se II-te te Childe Haroldit, Bajroni shkruan mbi homseksualizmin e Aliut:
“Djemtë njomzakë ishin të preferuar më shumë se femrat»
Bajroni vetë ishte nje admirues i bukurise mashkullore, dhe shume me i interesuar per djalin e madh te Aliut, sesa per vete vezirin. (Bajroni dhe Hobhouse ishin ftuar me pare nga djali i Mukhtarit, Huseini dhe i biri i Veiut, Mehmeti ne Janine, para se te shkonin me vone tek Aliu ne veri te Tepelenes.)
Ne nje shenim qe shoqeron letren e mesiperme, Bajroni citohet te thote se: Ata jane komplet te ndryshem nga djemte tane, kane fytyra te ngjyrosura, sy te medhenj te zinj dhe tipare persosmerisht te rregullta. Ato jane kafshezat me te bukura qe kam pare ndonjehere.
Nje dekade me vone kur Luis Dype i pikturoi ato, ato ishin akoma po aq te hijshem, megjithese nuk ishin me aq te bute e rinor sa ç’dukeshin. Plomer raporton se i biri i Aliut, Veliu, Vezir i Moreas, e rivalizon plotesisht oreksin e te atit per para dhe per djem te rinj. Banoret e Moreas dergonin shpesh peticione dhe ankesa kunder qeverise se tij. Ata ankoheshin se ai po i shkaterronte ata me grabitjet e tij monstruoze dhe se sillej njelloj si i ati; se asnje prind nuk ndihej i sigurt per femijet e tij, nese Veliu degjonte ndonjehere per ndonje djale te pashem ose vajze te bukur i merrte dhe i dergonte se bashku ne pallat per te kenaqur epshet e tij. Megjithëse me peshën e personalitetin e tij prej ushtaraku Veli Pasha per babane e tij s’ishte veçse nje zhgenjim i madh si luftetar. Ai ishte fisnik, si ne pamje edhe ne sjellje. Tiparet e tij ishin te rregullta dhe te kendshme. Ai kishte buzeqeshjen fitimtare te te atit dhe gjithmone para miqve e te ftuarve ai ishte shume i sjelshem. Sjelljet edhe aftesite e tij kishin bere qe ai te fitonte nam si burri me i sjellshem e me fin ne gjithe perandorine osmane. Por edhe per sa i perket makuterise, grykesise e ndjenjave ai mund te konkurronte plotesisht e madje edhe t’i kalonte ato te babait dhe vellait te tij te madh Mukhtarit. Ai jetonte si nje princ evropian, i rrethuar nga nje tufe bandillesh (te dashurish), duke perfshire ketu edhe te preferuarin e babait te tij Athanasi Vajan, te vellain e Luka Vajas, i cili kishte studiuar mjekesi ne Viene e Laipcig me parate e Ali Pashes…. Detyra e tij kryesore ishte te perkthente per pacientin e tij literaturen me te mire pornografike nga gjuhet e Europes…. Madje edhe ne jeten e tij publike Veli Pasha ishte i sjellshem e i permbajtur. Qeveria e tij ne Thesali ishte shume e bute ne krahasim me shtypjen e madhe qe ushtrohej ne provincat e qeverisura nga i ati. Veziri (Ali Pasha) nuk ndjente veçse perbuzje per djalin e tij te dyte, te perkedhelurin e grekeve, me lustren e tij evropiane.

Publikuar: Panorama


Tags: , , , , , ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Ndotja, Ja Shifrat Vdekjeprurëse

Next Post

Mig 19, Piloti Që I Shpëtoi Shtetit 16 Milionë USD





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

Ndotja, Ja Shifrat Vdekjeprurëse

Bazuar në studimin e organizatës së OKB në Porto Romano Prej dhjetë vjetësh duke ndjekur gjurmët e një mallkimi...

July 20, 2002