Latest

Vjetërimi I Dashurisë

Poetry / January 24, 2019

Më është vjetëruar dashuria jote,
Më ka dalë prej qejfit…
Edhe ti vetë je zvogëluar, plakur, tkurrur
Humbur në të shkuarën tënde.
Padyshim që ndihem fajtore
Kur e shoh dashurinë tënde të tulatur
Se kujtoj dot as sesi arritëm deri këtu,
Ose nuk dua ta kujtoj…
Ta zëmë se i kam harruar orët e mungesave,
Ta zëmë se i kam fshirë nga mëndja filmat që nuk i pamë të dy,
Ta zëmë se kohët e bukura që kaloja me të tjerët e zhbëjnë kohën që humba pa ty.
Më ka dalë prej qejfit dashuria jote,
Edhe fjala dashuri më duket shumë e thatë,
Ti më ke ikur nga mëndja kuturu nëpër natë
Derisa ke humbur rrugën, ose ndoshta unë e kam minuar atë.
Më ka dalë prej qejfit koha kur të doja
Them se të kam dashur boll
Them që është momenti për të ikur
Them që kur lodhesh nga një dashuri
Fundi gjithmonë është i tillë, pa lavdi.
Më ka dal prej zemre dashuria jote
Merre me vete dhe jepja kujt të duash
Jetoj edhe pa të, pa ju të dy,
Njësoj si kam jetuar pa veten, gjatë kohës, që ajo të përkushtohej ty!


Tags: , , , , , ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Unë Nuk Kam Atdhe!

Next Post

Ti Nuk Vlen





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

Unë Nuk Kam Atdhe!

Unë nuk kam atdhe! Atdheun ma marrin me vete çdo ditë të ikurit, nën kēpucë, në pakot e vockla që nënat mbështjellin...

November 23, 2018