Shpirti i një populli të lashtë

Kombësia: Shqiptare!

Ndoshta është gabim të rrekesh të kuptosh dikë që nuk vjen nga e njëjta tokë me ty, pavarësisht se i thua "Mirëmëngjes" të njëjtit diell dhe "Natën e mirë" të njëjtës natë

|

Pasaporta ka qenë një nga dokumentet që më joshte më tepër kur isha fëmijë. Më dukej interesante çdo shkronjë e plotësuar me dorë – veç asaj të shtypur – ku ishin të dhënat e prindërve të mi. Në fakt, bëj gabim që e quaj pasaporta, sepse në fëmijërinë time ato quheshin Letërnjoftim. Aty brenda kapakut të saj, veshur në plastikë, në ngjyrën vish nje, më bënte përshtypje kombësia: shkruhej Shqiptare. Po kështu edhe për shtetësinë: Shqiptare.

Se ç’ishte kombi, m’u desh ta mësoja shumë vonë – vite më pas – edhe pasi e mësova në librin e historisë. M’u desh kohë për t’u rritur e për të kuptuar se çfarë i bën popujt të dallohen nga njëri-tjetri: zakonet, traditat, këndvështrimet, mënyra e të menduarit dhe karakteri i çdo etnie. Kështu kuptova se ç’është atdhedashuria dhe fillova të mos e shoh më si dobësi, kur njerëzit përloten nga një gjest nacionalizmi.

Këtë ndjesi e pata ditë më parë, kur në një rrjet social tepër të populluar, të gjithë, në vend të fotos së tyre kishin vënë flamu rin kuqezi. Ishte emocionuese të ndjeje shqip kaq fort. Këto lloj emocionesh, unë dhe kolegët e mi i kemi marrë gjatë gjithë muajit tetor, ndërkohë që përgatiteshim për numrin e ri të muajit nëntor të revistës sonë Sky Magazine. E para që na i përcolli këto emocione është një zonjë e vërtetë. Emri i saj është Nevila Nika, drejtoreshë e Arkivit Qendror të Shtetit. Unë, duke perifrazuar Apolinerin, do ta quaja “enciklopedi lëvizëse”.

Idea për ca rubrika të reja nga ky arkiv i shtetit shqiptar na u plotësua prej saj me fjalët: “Kemi gjetur pasaportën e parë shqiptare. Është mjaft interesante!”. Dhe ishte e vërtetë: e zver dhur, e ronitur prej viteve, me gjurmët shekullore të gishtërinjve sipër saj. Dhe që kjo lloj ndjesie të mos venitej, zbritëm ca më tutje… në historinë e pikturuar: një shkrim që përmban ca të vërteta, e që na bëjnë retushimin e ca të vërtetave të tjera, të atyre që dinim mbi këto vepra arti. Shqiptare! Kjo është fjala e vetme që më vjen ndër mend, kur gërmoj në kara kterin tim apo të miqve të mi. Njerëz që dimë të besojmë (qoftë edhe për të keqen tonë) te njeriu.

Një njeri i mençur, me funksionin ambasador, muaj më parë më pati thënë se ai kishte udhëtuar shumë e se shpeshherë e kishte pasur mjaft të lehtë ta mësonte gjuhën e vendit ku kryente de tyrën, por shumë të vështirë t’i kuptonte vendasit. Ndoshta është gabim të rrekesh të kuptosh dikë që nuk vjen nga e njëjta tokë me ty, pavarësisht se i thua “Mirëmëngjes” të njëjtit diell dhe “Natën e mirë” të njëjtës natë. Aroma e Shqipërisë është diçka tjetër që të depërton ndër deje, në bazë të një kodi të lashtë.

Në gjurmët e këtij kodi, Thoma Avrami do t’i drejtohej Shqipërisë me poezinë “Dëshirimi i Mëmëdheut” (shkrim ky që nduk duhet humbur pa u lexuar). Kjo ndjesi të kaplon kur ikën prej saj dhe kur i rikthe hesh. Në rrugëtime të tilla zbulon një sekret të vogël: Të gjithë jemi të ikshëm, por jo Toka! “Dashuria që mbahet te toka, kurrë nuk ikën me erën”, – shkruante dikur poeti i madh spanjoll Migel Ernandesi.

Ajo vajzë

Ajo vajzë që flokët i thurte gërshetme erën,e në vend të fjongove varte livando. Nuk është më.As era s’e mori,as livando nuk mbiu dikund tjetër. Ajo...

Historia E Paretushuar

Roland Tasho nuk është thjesht fotograf. Ai është një dëshmitar i së tashmes, së shkuarës, së ardhmes, dëshmitar nga ata që nuk e retushojnë...

Nënë E Shkëlqyer, Aktore E Margaritartë!

Ajo ka sy të qelqtë, të mbushur plot dritë, në ngjyrën e qiellit. Kushedi, përse Zoti i dhuroi një bukuri kaq të veçantë, për...

Biletat

Mbrëmë pamë një shfaqje spektakolare. Baleti Liqeni i Mjelmave nga Angjelin Preljocaj në Teatrin e Operas dhe Baletit. Mund...

Brenda Botës Së Timo Fllokos

Sa është fëmijë, çdokush ëndërron për famë; zakonisht fëmijët e mprehtë duan të bëhen aktorë . Timo Flloko nuk...

Ai

Me siguri të gjithë kemi njohur ndokënd në fëmijninë tonë që ka qënë ndryshe. Unë kam njohur Doshin, në...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here