Kuintat e shpirtit

Në Paris

|

Në Paris mund të fillosh të dashurosh nga e para.
Edhe ata që të lënduan, edhe ata që i lëndove.
Edhe fantazmat që nuk morën kurrë fytyrë,
Edhe ata që, prej dritës, një ditë do të vijnë.

Në Paris, Zhan Valzhanët e njohin njëri-tjetrin.
E shkuara nuk është kurrë e shkuar,
Dhe as e tashmja – e tashme.

Qyteti është i pakohë, aq sa
U lejon të gjallëve të flasin me të vdekurit në të njëjtën kafene,
U jep dështakëve një shans për të fituar,
Teksa, në përpjekje për të rishpikur veten,
Gjejnë një rrugë tjetër për ta rikrijuar atë.

Në Paris mund të duash edhe për kohët kur nuk munde të doje.
Të kuptosh pse të çmendurit quhen ëndërrimtarë.
Të kuptosh se asnjë formë e vetes që endet në çdo qytet tjetër
Nuk i ngjan asaj vetes që në Paris të pret.

Dhe në fund, në Paris, asnjëherë nuk e ndan dot
Nëse je një lule… apo piktori i saj.
Thjesht e di që ai qytet të njeh
Më mirë se sa ti veten tënde.
Dhe të pranon.

Unë nuk kam atdhe!

Atdheun ma marrin me vete dallgët në formë fryme dhe e çojnë në fund të detit, si formë kujtimi për të mbyturit!

“Si rashë në rrjetën e trafikut seksual”

25 vitet që mban mbi supe Viktoria (emri real i të intervistuarës është ndryshuar, për arsye sigurie) nuk do të binin fare në sy...

Kozetat E Vogla

Qershori në Shqipëri nis me një festë, me festën e fëmijëve. Ajo konceptohet si dita kur fëmijët janë "mbretër" nëpër familje dhe mbushen plot...

2011

Në kokë kam ato mijëra urime të lexuara përgjatë jetës, në kartolinat e Vitit të Ri, pastaj të dëgjuar...

Pushime Në Shqipëri

Disa ditë më parë po mendoja që, nëpërmjet editorialit të revistës sonë, t’i kushtoja një hapësirë të gjerë të...

24 Orë Nga Jeta E Stambollit

Ditën Mëngjesi në hotel është i këndshëm, atmosfera e restorantit është e ngrohtë e familjare edhe pse të gjithë klientët...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here