Latest

Kozetat E Vogla

Editorial / May 20, 2010

This post also exists in English Version

Qershori në Shqipëri nis me një festë, me festën e fëmijëve. Ajo konceptohet si dita kur fëmijët janë “mbretër ” nëpër familje dhe mbushen plot me dhurata, por, në fakt, kjo nuk ndodh kështu me të gjithë. E them këtë, sepse para pak ditësh më erdhi në tavolinën ku po pija kafenë – në një nga lokalet e shumta të Tiranës – një vajzë e vogël, nga ato të kudondodhurat që shesin bajame të pjekura me kripë nëpër ca kaushë letre. Sigurisht, ajo vogëlushe është njëra nga ato që as këtë vit nuk do ta festojë 1 Qershorin. Nëpër qytet syri të sheh plot moshatarë të saj që ose shesin çikërrima, ose lypin ndonjë dylekësh rrugëve. Pranë tyre një sy i stërvitur dallon ndonjë burrë apo grua që i monitorin se si “po punojnë”. Në të njëjtën ditë që vajza e vogël m’u afruar në atë lokal afër kolonave të Universitetit, unë vura re babanë e saj, i cili nuk quhet Tenardje dhe që as nuk e di se vajza e tij mund të quhet pa frikë Kozeta; ai rrinte mbështetur pas motorit të blerë me paratë e “punës” së vajzës së tij të vogël, i cili i shërbente edhe si mjet pune nëpër rrugë për bijën tij. Vajza nuk shkon në shkollë, ndonëse rezulton të jetë në klasë të gjashtë; shkolla është shumë pranë shtëpisë së tyre modeste, por mësuesit sikur ndihen më lehtë pa të në klasë. Është e vërtetë se nxënësit e prapambetur nuk i do njeri, por ata që vijnë nga një nivel i tillë shoqëror injorohen edhe ca më shumë. Para ca kohësh, nëpër rrugë lëviznin autobusë të veshur me një slogan të tej madh, ku mund të lexoje “Lypja gjymton të ardhmen time”. Por, megjithëkëtë, është e pashmangshme t’i injorosh ata të gjorë apo të mbështetesh thjesht te slogani, kur pas krahëve ndjen zvarritjen e këmbëve të tyre, kur ti i kthen duarbosh. Një kolegu im amerikan i konsideronte lypsarët, e asaj pjese të rrugës që vazhdojmë t’i themi “Ura e vogël”, si gangsterë. Kjo mbase sepse disa prej tyre hapin krahët e të ngatërrohen nëpër këmbë, që ti ta ndalosh hapin për t’u dhënë ndonjë qindarkë. Në fakt, ata janë thjesht fëmijë të palarë prej kohësh, të cilët nxirren nëpër rrugë të detyruar nga prindërit ose të afërm të tjerë që i marrin nën “mbrojtje”.
Këtë qershor nëpër rrugë do të ketë përsëri shumë prej tyre; nëpër lokale do të ketë shumë vogëlushe që shesin bajame; do të ketë gjithashtu shumë të rritur që do t’i blejnë ato; do të ketë edhe shumë njerëz që do t’i injorojnë, por kjo nuk do të thotë se duke bërë indiferentin ata nuk ekzistojnë. Me shumë keqardhje i quaj “shitëse të vogla shkrepësesh”, duke shpresuar që një ditë në vend të shfrytëzimit të fëmijëve të shoh prindër dinjitozë që kujdesen për familjet e tyre. Shumë dhjetëvjeçarë më parë, më 23 prill 1920, një njeri i madh që quhej Qemal Ataturku festoi për herë të parë në botë Ditën Kombëtare të Fëmijëve në Turqi. Që prej asaj kohe, në muaj të ndryshëm edhe shumë shtete të botës e festojnë ditën e fëmijëve. Në Shqipëri, në një ditë të tillë, për fëmijët e rrugës kujtohet vetëm ndonjë organizatë joqeveritare që i mbledh në ndonjë aktivitet prej disa orësh. Por e gjitha kjo mbyllet si sipari i një shfaqjeje pas duartrokitjes së spektatorit të fundit.

This post also exists in English Version


Tags: , ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Reflections On Friends

Next Post

Little Cosettes





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

Reflections On Friends

Ky postim ekziston gjithashtu në Vesionin Shqip Sometimes ago, a friend of mine told me that in May, in Japan they celebrate...

April 22, 2010