Latest

Në Ajër Me Sky Magazine

Editorial / March 20, 2010

This post also exists in English Version

Askush nuk e di se çfarë ka në mendjen e një njeriu kur ai udhëton mijëra kilometra mbi tokë. Për këtë, mbase as që kanë menduar edhe vëllezërit Wilbur dhe Orville Wright, më 17 dhjetor 1903, kur kryen fluturimin e parë me aeroplanin që sot njihet si “Fluturuesi Wright”. Unë gjithashtu nuk e di, nëse ata i kishin parasysh fjalët e Shën Agustinit se “Bota është një libër. Kush nuk udhëton, ka lexuar vetëm faqen e parë”, por di që, pas katër vitesh përpjekje ata mundën të ngrenë në ajër pajisjen që sot njihet si mjeti më komod e i shpejtë i udhëtimit. Miliona pasagjerë udhëtojnë çdo vit përreth botës për punë, për qejf, për takime të rëndësishme apo për push- ime. Shqiptarët, në sajë të Albanian Airlines, si kompania e parë e fluturimeve në Shqipëri, kanë rreth dy dekada që fluturojnë të lirë. Çfarë mendon në fakt një udhëtar i ajrit, kur është mijëra metra mbi tokë? Qielli është i tëri i tij, mendimet gjithashtu… Aq lart tokës dhe mendimet ngatërrohen… Një nga këto udhëtime, me plot mendime, ishte dhe ai i përfaqësuesve të shtetit shqiptar në Konferencëne Paqes në Paris, në vitin 1946. Kështu ndodh kur ajri është i ngarkuar me fate kombesh. Më vonë, pas shumë vite përpjekjesh dhe pritjesh për t’u bashkuar me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Shqipëria u pranua. Fluturimi tjetër i rëndësishëm, ku përfaqësues të shtetit shqiptar udhëtuan drejt Europës, ishte ai i një viti më parë, kur Shqipëria u pranua në NATO. Këto janë fluturimet e mëdha të për- faqësuesve të shtetit shqiptar, për të shënuar një ngjarje të rëndësishme në histori. Por, veç këtyre, janë edhe udhëtimet private. Udhëtimet e qytetarëve që shkojnë e vijnë përqark botës. Fluturime të tilla të bëjnë mik edhe me pasagjerin që ke në krah. Në një udhëtim të tillë, historiani Arben Puto njohu balerinën më të famshme ruse të teatrit Balshoj, Olga Lepeshinskaya. Ajo tani nuk është më, por në kujtimet e profesorit është ende fotoja e saj me autograf. Nëse udhëton vetëm, kjo të bën ta kthesh kokën nga pasagjeri që ke në krah. Ai, edhe pse gjithashtu po lexon një revistë për qejf ose ka hedhur vështrimin nga dritarja, mund të të bëhet një mik i rrallë. Unë i besoj rastësisë… Besoj se nga gjërat e vogla vijnë gjërat e mëdha. Në këtë mënyrë u besova edhe ideve për të bërë një revistë fluturimi. Më joshi ideja që kjo revistë do të zbresë nga avioni së bashku me ju dhe do të bëhet pjesë e ndonjë koleksioni. T’ju bëjë t’i harroni orët e fluturimit, nëse keni frikë nga lartësitë, ose t’ju ndihmojë të mos mendoni për vendin e largët ku po shkoni, ose t’ju ndihmojë të mendoni për të dashurit që ju presin në tokë. Të udhëtosh me Albanian Airlines tashmë do të thotë të udhëtosh me Sky Magazine. Në udhëtimin tonë të parë së bashku ne ju urojmë Mirëseardhjen. Urojmë që t’ju pëlqejë kjo revistë. Do të na pëlqente të besonim se në udhëtimin e radhës ju do ta mbani mend që edhe ne jemi këtu.
Ju presim dhe ju përcjellim duke ju thënë Faleminderit!

This post also exists in English Version


Tags: ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Realitet

Next Post

Flying With Sky Magazine





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

Realitet

Ti ke lindur për të qënë ëndrra ime, une kam lindur për të qënë realiteti yt... por nëse do të vija përsëri...

April 15, 2009