Latest

Reflektime Mbi Miqtë

Editorial / April 22, 2010

This post also exists in English Version

Në Japoni – më tregoi pak kohë më parë një mikja ime – në muajin maj kremtohet festa e luleve të qershisë. Ky muaj, në fakt, nuk është thjesht koha kur festohet çelja e luleve; maji është koha kur njeriu reflekton më shumë. Pasi e ka lënë pas stinën e dimrit dhe po i jep përshëndetjet e hareshme pranverës, maji u kujton të gjithëve se është koha për t’iu rikthyer raporteve të vetes me të tjerët: të tjerët, ata jo të zakonshmit në jetën tonë, por njerëz që kemi zgjedhur t’u themi miq. Disa prej tyre i kemi fituar me kalimin e viteve, ndërsa disa të tjerë kanë qenë miq të miqve tanë. Duke gërmuar diku në sirtarët e shënimeve, gjeta një kartolinë ku shkruhej: “Urat e mëdha dhe të largëta nuk ngrihen duke shkatërruar urat e vogla të afërta”. Është një proverb që i përket fesë islame. Më pëlqeu shumë që e rilexova, sepse më bëri të reflektoj. Koha, ditët e muajt ikin tepër shpejt; marrin me vete takime që i kemi pasur në mendje, por nuk i kemi bërë; marrin me vete ditëlindje miqsh, në të cilat nuk kemi shkuar; marrin me vete edhe hatërmbetje që nuk sqarohen në kohë. E gjitha kjo do të thotë largësi. Meqenëse jemi në maj, ia vlen që të festojmë muajin e miqve dhe të paqes. Kur unë po shkruaja këto radhë, një nga të përditshmet e Tiranës botoi në faqen e saj të parë një foto të Kryeministrit Sali Berisha me ish-Kryeministrin Fatos Nano. Ishte një foto miqësore. Një nga ato fotot që nuk të shtyn për më tej dhe që të ofron thjesht atmosferë familjare, edhe kur në dukje, në sytë e politikës, këta të dy kanë qenë “armiq të betuar”. Në maj, gjithashtu fillon plazhi, ndaj kujdesuni për raportet tuaja; është mirë që kur pushon të jesh në shoqëri të mirë. Të heqësh dorë nga njerëzit rastësorë në jetën tënde do të thotë të respektosh veten. Shoqërimizimi, për shkak të rrethanave, ka hyrë në jetën tonë në mënyrë të pashmangshme. E, megjithatë, kjo nuk duhet të na bëjë të mos shohim rrotull, për t’u vendosur në koordinatat që meritojmë dhe jo në ato që na ofron momenti në të cilin po jetojmë. Psikologët gjithmonë e më shumë po bëjnë studime mbi raportet e miqësisë dhe të mënyrave se si mund t’i forcojmë ato. Të dhënat tregojë se sekreti i të qenit mik është të jesh i vërtetë me tjetrin, të duash pa kushte dhe të dish të dëgjosh. Nëse miku juaj nuk është më, edhe pasi ju tregoheni gjithmonë i sinqertë me të, jini i qetë se në fakt keni larguar një raport që nuk e keni pasur kurrë. Por, nëse e kuptoni se keni qenë i padrejtë me mikun tuaj, telefonojini! Interneti, makina dhe çdo objekt tjetër që mban emrin teknologji mund t’ju lidhë në sekondë me mikun tuaj. Nëse qëllon që ish-miku është fqinji matanë rrugës, mjafton ta kapërceni atë për ta rigjetur. Ka shumë mënyra për t’u parë në pasqyrë: njëra prej tyre është ta shohësh veten si dukesh te miqtë.

This post also exists in English Version


Tags: ,



Irena Shabani
Is an Albanian freelance journalist and human rights activist specialising in investigative journalism. She co-founded Panorama, the leading newspaper in Albania, where she served as managing editor from 2002 to 2003. Prior to Panorama she was a journalist at Shekulli and Gazeta Shqiptare and has been part of the Albanian Human Rights Group from its beginning. She has collaborated on programmes for the International Research and Exchanges Board, investigating topics involving crime and political corruption and continues to collaborates with foreign organisations and local media focused on social problems and minority rights.




Previous Post

Flying With Sky Magazine

Next Post

Reflections On Friends





You might also like

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.


More Story

Flying With Sky Magazine

Ky postim ekziston gjithashtu në Vesionin Shqip No one knows what's in a man's mind when he travels thousands of miles...

March 20, 2010