Ndihma

Të humbësh në Tiranë

|

Rruga e shkurtër të nxjerr më gjatë, por të jep edhe më shumë mundësi për t’u ndeshur me gjëra, njerëz, etj. Mbrëmë tentova të bëj një rrugë të shkurtër për diku. Hyra në një lagje që, edhe pse e dija sa afër ishte me rrugët që njihja, më kalli datën. Ca sepse nuk dija ku po ecja, ca sepse nuk ka drita për qamet në asnjë lagje të Tiranës.

Ndalova dhe pyeta një grua. Ajo nuk dinte të më orientonte, por thirri dikë. Mendova se po vinte i biri. Në fakt erdhi një burre, dhe gruaja i tha: “O lali, ndihmoje pak këtë gocë të dalë, se është ngatërruar. Ja hyp në makinë dhe nxire në rrugën kryesore.”

Unë me siguri do kem bërë ndonjë fytyrë mosbesuese, sepse burri, që sapo u bë gati të hapte derën e makinës time, ndaloi dhe më priti të përgjigjesha. “Nuk është nevoja ta mundoj,” i thashë, “mjafton të më thotë drejtimin.”

Ai më tregoi fundin e rrugës dhe më tha të kthehesha mbrapsht. Iku para meje në këmbë, ndërsa unë ndalova sërish te gruaja. Ajo më tha: “Mos ki merak, është im shoq. Do të të shoqërojë me makinë.” I thashë faleminderit dhe ika.

Burri më bëri shenjë të prisja dhe nxori makinën nga parkimi. Eci para meje dhe më nxori në rrugën kryesore. Ndaloi makinën, priti që të dilja paralel dhe më pyeti nëse isha e qartë. I thashë faleminderit dhe u largova.

U ndjeva e turpëruar për fytyrën time plot mosbesim. Mendova për atë njeri të panjohur që lëvizi makinën për mua dhe mendoja se pas kësaj, kushedi sa herë ai do t’i binte rrotull lagjes së mbingarkuar për të gjetur një parkim të ri.

Shenjtëria E Imazhit Të Mirë

Gazetaria ka mbërritur tek unë shumë vite më parë, për t’u bërë pjesë e rëndësishme e jetës sime. Kam dashur t’i ofroj asaj më...

Në fluturim me Majlën

Padyshim, disa njerëz të mbeten gjatë në mendje. Ndonjëherë për sjelljen e tyre, ndonjëherë për ndonjë tipar të veçantë në portret, ndonjëherë për gjestet...

Heroi

Ne zyrat e policisë rrugore sot ndesha një zotëri, polic në pension që vinte me makinën e tij të thjeshtë. Hynte në oborr ku...

Prostituta

Në çdo kohë ca njerëz kanë qënë para dhe ca kanë qënë mbrapa shoqërisë, prostitutat kanë qënë përherë anash saj

Shenjtëria E Imazhit Të Mirë

Gazetaria ka mbërritur tek unë shumë vite më parë, për t’u bërë pjesë e rëndësishme e jetës sime. Kam...

Përshtypjet E Një Gruaje Shtatzënë

Lexova diku para disa kohësh se në momentin që një grua merr vendim për të lindur një fëmijë, ajo...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here