Muzikë E Vjetër

Rrëfim

|

Ka netë që zemra të dhëmb
Nga fjala e pathënë
Nga sytë që si sheh…
Mua më dhemb nata e sotme..
Radioja shpërndan muzikë të vjetër
Dhe mua më duket se kam
100 vjet që jetoj!
Më duket sikur kam lindur me botën
Kujtimet janë aq të gjata dhe të lodhshme
Pesha e tyre si mall i rëndë
Unë e vockël si gishtëz përalle
Që tregoj përralla të lashta…
Ka netë si kjo e sotmja që më lëndojnë
Më duket vetja si shpinë e djegur nga dielli
Si diell që djeg veten time…
Padyshim në netë të tilla ti je shkaku
Më lëndon si muzikë e vjetër
Si dashuri e vjetër e mbetur përgjysmë
Përgjysmë si kjo natë e ndarë në mes…

Ish të dënuarat mbeten në “burgun” e paragjykimit

Aishe Pojani mban mbi supe një krim të rëndë, pesha e të cilit ngjan sikur rëndon edhe më shumë mbi këmbën e saj të...

Si Ndihesh Kur Je Nëna E Një Homoseksuali?

Para disa ditësh një miku im më dërgoi një letër, ishte fjalimi i nënës së tij mbajtur në konferencën e parë ndër-rajonale për problemet...

Fëmijët, Emrat Dhe Të Tjera

Kjo ka qenë një kohë e bukur në kompani. Ka qenë e mbushur me femra në pritje për t’u bërë nëna, të cilat kërkojnë...

Burrat e “asgjësë”

Para disa javesh takova një burrë, nga këta burrat e shtetit, këta që i gënjen mendja që do bëjnë...

Korça E Traditave, Çfarë Ka Ndryshuar

Në Korçë si rrallëkund në Shqipëri, aroma e qytetarisë ndihet ende aq e fortë sa nuk të lejon të...

Kur Të Jesh Mërzitur Shumë

Tej derës ngjyrë kafe ndodhet një holl i bollshëm, i mobiluar me kolltukë të mëdhenj dhe i ujdisur me...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here