Nën sipërfaqe

Burrat e “asgjësë”

Autoironia e pushtetit

|

Para disa javesh takova një burrë, nga këta burrat e shtetit, këta që i gënjen mendja që do bëjnë histori duke sjellë si kontribut të tyre asgjënë. Asgjëja është më e vlefshme se “Rrobat e reja të mbretit”, sepse ajo të përshtatet herë si fustan, herë si kostum, herë si shtëpi dhe jo rrallëherë si aeroplan me të cilin mund të nisësh mëndjen me pushime. Kur takoj burra të tillë (të shtetit) vë re me trishtim që ata nuk dëgjojnë, sepse ne “të zakonshmit” ju shërbejmë si pasqyrë ku ata të përdidhen sikur kanë dal në një semafor të palicensuar, nuk dëgjojnë ndoshta edhe se janë të zënë me veten dhe me admirimin që kanë për batutat e tyre, nuk të dëgjojnë sepse janë gjithmonë duke nxituar për diku ku do japin shfaqjen e vetes dhe të mëncurisë së tyre. Kanë pothuajse të gjithë atë stilin e të krehurit të flokëve në një model alla soj sikur të ishin 20 vjecar, thjeshtë fakti që nuk kanë atë stilin e krifës së stërgjatur si e mban Endri apo Ledio, jo se nuk e ëndërrojnë, po ato dreq flokësh së pari janë rralluar shumë, së dyti janë thinjur goxha e thjeshtë do ju shtonin plakjen prej të cilës ikin me vrap. Epo burra të tillë unë shtërngohem shumë që ti vlerësoj, por nuk e bëj dot. Nuk dal dot sipër vetes e të bëj sikur harroj sesa gomar më duket X apo Y-ni. E pra burrat e tillë thonë që do ta bëjnë Shqipërinë. Edhe unë mund ti besoj po të dua, kaq shumë sa e fryjnë këta veten duket sikur kanë ngrënë maja buke 24 orë. 

Sa më shumë shoh rrotull aq më shumë dalloj urinë që kanë per pushtet, para dhe favore. Dreqi e mori si nuk na u hoq ky zakoni i favoreve!!!  Një miku im nga këta që duket sikur është ushqyer vetëm me bajame të hidhura aq zeher i ka fjalitë, nuk më lë pa shpotitur për pikëpamjen time mbi botën e asgjësë. Sepse unë nuk kam një kornizë për tu përshtaur me gjithë gomerët me zile me të cilët më bie për pjesë të punoj, ndaj gjëra, diskutoj, jap ide (vetëm për këto të dëgjojnë) se vijnë ti shesin në të ardhmen si të tyret. Një burrë i tillë (tjetër ky) më shihte fitimtar nga tavolina tjetër duke përkedhelur shpinën e vartëses së tij e cila i buzeqeshte ndoshta edhe nga zori. Ishte ai lloj vështrimi që të thotë unë mund ti kem të gjitha. Ah ,pika!-  thashë me veten time, kur e pashë. Pastaj mendova për faqet e tij të kuqe, frymëmarrjen e zorshme dhe barkun që kërcente si një top plazhi mbi rripin e tij të pantallonave. Po të isha si ai do ta hiqja rripin fare, e do varja tiranda, ndoshta kjo do ta shpëtonte nga ai lloj shtërngimi që më linte të fantazoja që ai sapo kishte gëlltitur zemrën e tij dhe I kishte mbetur në gurmaz, ndryshe si ta shpjegoja gjithë atë majmërinë e tij të beftë që dukej sikur do shpërndahej nëpër dysheme.

E keqja ime është se fantazia më tërheq pas vetes më fort sesa realiteti mund të më mbajë me këmbët në tokë. Me siguri dikush pyet veten me ke e kam gjithë këtë gjë, po cfarë rëndësie ka se kujt ja kushtoj unë këtë, secili mund të gjej vetë perëndinë(perënditë) e tij të asgjësë e tja hedhi tek këmbët këtë qilim. Mua më pëlqejnë  njerëzit e mencur dhe kur i gjej ata nuk i humbas, këta burrat e asgjësë që më dalin nëpër jetë janë thjeshtë dekor, dekor i rëndomtë, jo për fajin tim. Kur nuk ke mundësi do ta arredosh shtëpinë me c’të gjendet dhe unë e arrredoj edhe me shkarpa!!!

Poezia e Pambaruar e Një Diktatori

Një diktator mund të të hedhë dorën në qafë,të qeshë krah teje në kamera.Ti, a ndjen erën e gjakut në rrobat e zeza?A ia...

Në Humnerë

Por a e thamë? Dashuria nuk është pazar vjetërsinash që t’ia shesësh një tjetri zemrën tënde...

“Si rashë në rrjetën e trafikut seksual”

25 vitet që mban mbi supe Viktoria (emri real i të intervistuarës është ndryshuar, për arsye sigurie) nuk do të binin fare në sy...

Heroi

Ne zyrat e policisë rrugore sot ndesha një zotëri, polic në pension që vinte me makinën e tij të...

Jeta në sytë e një adoleshenteje

Fjodi Sinanaj, nëse do ta kërkoje ta gjeje mes të tjerëve në oborrin e shkollës, ndoshta nuk do ta...

Reflektime Mbi Miqtë

Në Japoni - më tregoi pak kohë më parë një mikja ime - në muajin maj kremtohet festa e...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here