Një Princeshë Që Ringjalli Dashurinë

Një Princeshë Që Na Mungonte

Përpara shumë vitesh, kur më ra rasti të kisha në dorë një revistë të botuar në vitin 1938 dhe që titullohej "10 vjet mbretëri", më ranë në sy shumë gjëra, por nuk do t’i harroj kurrë faqet e saj të brendshme. Ato ishin të mbushura me këshilla për femrat dhe se si të silleshe në shoqëri si zonjë.

|

Sekreti qëndron te sjellja. Klas ose jo, është e lexueshme nga të gjithë. Ndodh që bëjmë sikur s’e vëmë re gabimin e tjetrit. Mundohemi të harrojmë atë tonin. Në fund fare, kuptojmë se të sillesh bukur nuk është punë e lehtë. Sidomos, kur këtë mësim nuk e ke marrë që në barkun e nënës, sidomos, kur gjatë rrugës jeta “të ka pjekur” me shoqëri të keqe ose, kur për arsye personale, nuk e kapërcen dot vetveten.

Në fakt, përpara shumë vitesh, kur më ra rasti të kisha në dorë një revistë të botuar në vitin 1938 dhe që titullohej “10 vjet mbretëri”, më ranë në sy shumë gjëra, por nuk do t’i harroj kurrë faqet e saj të brendshme. Ato ishin të mbushura me këshilla për femrat dhe se si të silleshe në shoqëri si zonjë. Për shembull, mënyrën e të qëndruarit ulur në një mjedis të caktuar, pozicionin se si duhet t’i mbaje këmbët, etikën në restorant, se si t’i qëndroje në tavolinë e shumë të tjera si këto.

Po kështu, ajo revistë të orientonte se si duhet të hipje apo të zbrisje nga një makinë e, nëpërmjet saj shpërndante edukatë. Shqipëria e asaj kohe, e varfër, e lodhur dhe ende në mes Lindjes dhe Perëndimit, po tentonte kah kulturës perëndimore. Në atë kohë, Shqipëria kishte një mbretëreshë, Geraldinën. Ajo ishte hungareze e me gjak mbretëror, porse ende edhe sot e kësaj dite mbahet mend për sharmin e saj brilant.

Problemet që pati mbretëria pas viteve 40 dhe ndalimi i rikthimit të saj në Shqipëri janë çështje që i përkasin historisë. Mua më intereson vetëm ajo lloj fryme aristokratike që mbretëresha Geraldinë u mundua të injektonte te shqiptarët. Familja mbretërore ishte në hije në mendjen time, deri ditën që, së bashku me gazetaren, u ulëm përballë Princit Leka dhe të fejuarës së tij sharmante Elia Zaharia. Intervista me të më la shije të mirë, për ca arsye të thjeshta.

E para, për mënyrën se si princi trajton çdo pyetje dhe, së dyti, për analizën brilante që ai u bënte fakteve. Në sjelljen e tij gjeta klas, atë lloj klasi që nuk e gjen shpesh në mjediset shqiptare. Ai ishte i lumtur që kishte zgjedhur për grua atë vajzë, të cilën e konsideronte dritë në familjen e tij, ndonëse ajo “i kishte shkelur rregullat aristokratike” dhe në foton zyrtare kishte dalë këmbë përmbi këmbë. E rëndësishme për të ishte se Elia dinte të mësonte. Dhe që mësonte shpejt, sigurisht. Këtë e tregoi në ceremoninë e fejesës së tyre në Paris.

Në planet e saj për të ardhmen ka shumë gjëra. Unë uroj t’i vërë në jetë, por, në fakt, mua këto pak më interesojnë. Ajo që unë pashë tek Elia është femra që kërkon shumë nga vetja. Kjo është e rëndësishme. Pjesë e një familjeje mbretërore, e re, e bukur dhe me kulturë, ajo nuk do të sjellë dritë vetëm në familjen mbretërore; ajo do të sjellë dritë edhe në atë që shqiptarëve u mungon shumë, në aristokraci.

Poezia e Pambaruar e Një Diktatori

Një diktator mund të të hedhë dorën në qafë,të qeshë krah teje në kamera.Ti, a ndjen erën e gjakut në rrobat e zeza?A ia...

Në teatër

Mbrëmë pamë një shfaqje të mrekullueshme: “Shtëpiake të dëshpëruara”. Interpretim brilant i Artan Imamit, Indrit Çobanit dhe Gent Zenelajt. Të qeshje pa pasur kohë të...

VIP-at Vishen Me Krijime Shqiptare

Në fund të letrës së saj të dërguar nëpërmjet e-mail-it, ajo firmos Ema Saval, ndërsa shkruan poshtë “hare”, duke shpjeguar në anglisht se çfarë...

Kur Të Jesh Mërzitur Shumë

Tej derës ngjyrë kafe ndodhet një holl i bollshëm, i mobiluar me kolltukë të mëdhenj dhe i ujdisur me...

Në Humnerë

Por a e thamë? Dashuria nuk është pazar vjetërsinash që t’ia shesësh një tjetri zemrën tënde...

Korça E Traditave, Çfarë Ka Ndryshuar

Në Korçë si rrallëkund në Shqipëri, aroma e qytetarisë ndihet ende aq e fortë sa nuk të lejon të...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here