Mendime të vogla

Ajo vajzë

|

Ajo vajzë që flokët i thurte gërshet
me erën,
e në vend të fjongove varte livando.

Nuk është më.
As era s’e mori,
as livando nuk mbiu dikund tjetër.

Ajo vajzë që udhëtoi mbi krahët
e iluzioneve,
e gremisi një ditë veten në humnerë,
siç bëjnë të gjithë ata
që të lirë patën lindur
dhe që të lirë duan të mbesin.

Flokët prej ere
një ditë bëhen zilka kujtese.
E livandot çelin mbi tokën djerrë.

Në Humnerë

Por a e thamë? Dashuria nuk është pazar vjetërsinash që t’ia shesësh një tjetri zemrën tënde...

Në Gjurmë Të Së Shkuarës

Nëse historia tenton të vjetrohet, të zhduket, të harrohet apo gjurmët për ta gjetur bëhen gjithmonë e më të rralla, çdo gjë që vjen...

Të humbësh në Tiranë

Rruga e shkurtër të nxjerr më gjatë, por të jep edhe më shumë mundësi për t’u ndeshur me gjëra, njerëz, etj. Mbrëmë tentova të...

Ai

Me siguri të gjithë kemi njohur ndokënd në fëmijninë tonë që ka qënë ndryshe. Unë kam njohur Doshin, në...

Atëherë kur shtëpitë publike nuk ishin tabu

Dikur dy qytetet e mëdha Tirana dhe Shkodra gëlonin nga shtëpitë publike. Legjenda, faktet dhe e vërteta duket sikur...

Ne Mund Të Duam

Mund ti qeshim nga xhami atij njeriu që nuk u bë kurrë yni...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here